LAJMI I FUNDIT:

Përleshje në një anije lundrimi, për shkak të frikës se brenda kishte të prekur nga coronavirusi

Përleshje në një anije lundrimi, për shkak të frikës se brenda kishte të prekur nga coronavirusi

Ekipi në bord i një anijeje u detyrua të ndërhynte që të ndalte një rrahje masive pas një frika se në anije mund të kishte të prekur nga coronavirusi. 

Pasagjerët e tjerë duartrokitën ekuipazhin kur ata luftuan për të rivendosur kontrollin në bordin e MSC Meraviglia gjatë luftimit që shpërtheu në një sallë ngrënie.


Një kalimtar kapi një video të luftimeve midis pasagjerëve në sallën e ngrënies në anije.

Video tregon anëtarët e ekuipazhit që spërkatnin njerëzit e përfshirë në këtë rrahje, transmeton Telegrafi.

MSC Cruises tha të premten në mëngjes se zyrtarët e shëndetit në Meksikë thanë se anija MSC Meraviglia ishte “e pastër nga coronavirusi”, duke u lënë të kuptohet se askush në këtë anije nuk ishte i infektuar me coronavirus.

Pasagjerja e MSC Meraviglia Blanca Haddad kapi videot.

Ajo tha që tensionet e treguara ishin të larta në anije.

“Ne ishim të mbyllur në një anije dhe nuk mund të zbrisnim në portet e Xhamajkës apo Grand Cayman”, tha Haddad.

“Njerëzit po zhgënjeheshin dhe filluan të luftonin me anëtarët e ekuipazhit”.

Haddad tha që pasagjerët dhe ekuipazhi u lejuan në Meksikë sepse testimi doli negativ.

Një zëdhënës për MSC Cruises tha: “Oficerët e sigurisë u thirrën si përgjigje ndaj dy pasagjerëve meshkuj që u bënë agresivë dhe të dhunshëm ndaj muzikantëve gjatë argëtimit në mbrëmje të mbajtur në anije. Të dy pasagjerët, të cilët dukeshin të dehur, vepruan në një mënyrë të dhunshme fizikisht ndaj argëtuesve gjatë performancës së tyre dhe oficerët tanë të sigurisë u thirrën që të kontrollojnë situatën dhe t’i frenojnë ata të dy”.

“Ne sinqerisht kërkojmë falje për pasagjerët tanë të cilët u ndikuan nga sjellja përçarëse e atyre individëve dhe i falënderojmë për mirëkuptimin e tyre këtë javë”, tha në një deklaratë MSC Meraviglia. /Telegrafi/