Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për dy muaj, për pesë të dyshuarit për vrasjen që ndodhi më 1 shtator në lagjen “Aktash” në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.
Masa e paraburgimit u është vazhduar Korab Gashit, Valdrin Ademit, Robert Llumincës, Salih Sekiraqes dhe Fatos Abazit.
“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se me datë 29.11.2024 Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve K.G, V.A, R.Ll ,S.S dhe F.A”, ka thënë Gashi.
Ajo ka shtuar se të pandehurve K.G, V.A, R.Ll ,S.S dhe F.A iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 muaj, për secilin.
Çka thotë dosja e Prokurorisë për këtë rast?
Sipas dosjes së Prokurorisë, më 01.09.2024 rreth orës 22:04 në kafiterinë “From” dhe jashtë saj, në rrugën “Gazmend Zajmi”, në Prishinë, për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme dhe raporteve të përkeqësuara në mes të tani të pandehurve Korab Gashi dhe Salih Sekiraqa, përkatësisht familjeve Gashi dhe Sekiraqa nga Prishtina, me qëllim të qërimit të hesapeve mes tyre, “fillimisht i pandehuri Korab Gashi dhe tani i ndjeri Premtim Gashi të maskuar, të pajisur me armë zjarri pa leje në bashkëkryerje dhe me qëllimin që të privojnë nga jeta tani të pandehurin Salih Sekiraqa, djalin e tij të mitur Sh.S. dhe të pandehurin Fatos Abazi, hyjnë në lokalin-kafiterinë ‘From’, ku kishte pasur edhe persona të tjerë brenda”.
Dosja e Prokurorisë më tej shpjegon se me breshëri nga armë të gjata gjuajnë në drejtim të të pandehurit Salih Sekiraqa, djalit të mitur Sh.S. dhe të pandehurit Fatos Abazi e më pas i pandehuri Korab Gashi dhe tani i ndjeri Premtim Gashi, pasi veprojnë si në mënyrën e lartcekur fillojnë tërheqjen nga brenda lokalit-kafiterisë, në rrugën “Gazmend Zajmi” ku u bashkohen dhe i pandehuri Valdrin Ademi dhe persona të tjerë të dyshuar të panjohur dhe vazhdojnë përleshjen me të pandehurit Salih Sekiraqa dhe Fatos Abazi.
Tutje, sipas dosjes së Prokurorisë, atyre u bashkohet edhe i pandehuri Robert Llumnica dhe persona të tjerë të panjohur, me ç’rast të pandehurve Salih Sekiraqa dhe Fatos Abazi dhe Robert Llumnica u shkaktojnë lëndime trupore për çka menjëherë pas arritjes së Policisë në vendin e ngjarjes dërgohen për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë.
Gjithnjë sipas dosjes së Prokurorisë, pasi i pandehuri Korab Gashi dhe tani i ndjeri Premtim Gashi fillojnë të tërhiqen nga lokali-kafiteria “From” të pandehurit Salih Sekiraqa dhe Fatos Abazi, duke mos u përmbajtur pas kalimit të rrezikut dhe pasojave të pësuara, me qëllim të privimit nga jeta të pandehurin Korab Gashin dhe tani të ndjerin Premtim Gashi, nga brendësia e lokalit “From” dhe jashtë tij në vendin ku ka pasur persona të tjerë fillojnë t’i gjuajnë me armët e zjarri pa leje të pandehurin Korab Gashi dhe tani i ndjeri Premtim Gashi dhe të pandehurin Valdrim Ademi si dhe të pandehurit e tjerë të panjohur që u bashkohen këtyre të fundit, me ç‘rast përleshja e armatosur zhvendoset nga lokali-kafiteria “From” në rrugën “Gazmend Zajmi”.
Tutje dosja e Prokurorisë shpjegon se si pasojë e veprimeve të të pandehurve Salih Sekiraqa, Fatos Abazi dhe Valdrin Ademi si dhe të pandehurve të tjerë të panjohur privohet nga jeta tani i ndjeri Premtim Gashi, i cili goditet nga pesë plumba, prej tyre dy në këmbë, një në stomak dhe një kokë.
Ndërsa, më tej, sipas dosjes, të gjithë të pandehurit Korab Gashi dhe Valdrin Ademi pësojnë lëndime trupore në pjesë të ndryshme të trupit për çka menjëherë pas arritjes së Policisë në vendin e ngjarjes dërgohen për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa të pandehurit e panjohur dy prej tyre përmes përdorimit të mjetit motorik me katër rrota largohen në drejtim të pjesës së epërme të rrugës “Gazmend Zajmi”, dhe të tjerë largohen nga pjesa anësore e epërme e lokalit “From”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Rama realizon “transfuzionin” në PS, kush janë deputetët që mbetën jashtë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker