Një person ka pësuar lëndime pas përleshjes fizike që pasoi sot në veri të Mitrovicës.

Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani, i cili tha për Telegrafin se dy persona janë dërguar në stacion për intervistim.


Derisa i lënduari, sipas Elshanit, është duke pranuar trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve.