LAJMI I FUNDIT:

Përkushtim për riorganizimin e Dhomës së Posaçme të Supremes

Përkushtim për riorganizimin e Dhomës së Posaçme të Supremes

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri,  në një takim kryetarin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, kryetarin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, Sahit Sylejmani, si dhe kryetarin e Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Petrit Gashi, ka diskutuar për koordinimin e veprimeve të përbashkëta në lidhje me sigurimin e funksionimit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme me rastin e përfundimit të mandatit të EULEX-it dhe përshpejtimin e punës së kësaj gjykate.

Ministri Tahiri potencoi se puna e kësaj gjykate ndikon drejtpërdrejt në dinamikën e procesit të privatizimit e sidomos tek shpërdarja e fondeve në mirëbesim tek punëtorët dhe kreditorët e ndërmarrjeve shoqërore si dhe bartja e mjeteve të mbetura tek buxheti i Republikës së Kosovës.

Sipas ministrit Tahiri, misioni i EULEX-it ka arritur objektivat e veta dhe se kontributi i tij sidomos në këtë gjykatë ka qenë i pazëvendësueshëm.


Tahiri siguroi të pranishmit se Ministria e Drejtësisë i ka dhënë prioritet procedurave për ndryshimin e ligjit, në mënyrë që të mundësohet baza ligjore për zëvendësimin e gjyqtarëve ndërkombëtarë me ata vendorë dhe se ky procesi po ec me hapin e duhur.

Ai theksoi nevojën e përshpejtimit të punës së kësaj gjykate për të mundësuar shpërndarjen e shpejtë të mjeteve në mirëbesim si e drejtë themelore për punëtorët dhe kreditorët.

“Është e papranueshme që për shkak të resurseve të pakta dhe dinamikës së ulët të punës së kësaj gjykate, punëtorët dhe kreditorët të presin me vite të tëra për të marrë hisen e tyre të ligjshme nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore. Ministria e Drejtësisë është  e vendosur të ndërmarr të gjitha veprimet brenda mandatit të saj që të sigurohemi se po zbatohen parimet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për një gjykim brenda një intervali të arsyeshëm kohor” theksoi ministri Tahiri.

Në takim është theksuar përkushtimi i përbashkët për të punuar në sigurimin e vazhdimësisë së punës së rregullt në gjykatë, sidomos pas përfundimit të mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari

Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari

Kronika e Zezë
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin

Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin

Kronika e Zezë
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Kalo në kategori