LAJMI I FUNDIT:

Përkundër Kurtit, Mustafa kërkon që masa e reciprocitetit të koordinohet me SHBA-në

Përkundër Kurtit, Mustafa kërkon që masa e reciprocitetit të koordinohet me SHBA-në

Albin Kurti insiston se duhet të ndodh reciprociteti me shtetin serb, pavarësisht paralajmërimit të SHBA-së që kjo të mos ndodh. Në anën tjetër partneri i tij qeverisës, Isa Mustafa, thotë se krejt ky proces duhet të bashkërendohet me shtetin amerikan.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se bashkërenditja me SHBA-në është thelbësore, kur është pyetur se a e përkrah vendosjen e reciprocitetet pas presionit amerikan që kjo të mos ndodh.


“Themelore është që procesi të bashkërenditet me SHBA-të, si partner strategjik i yni.  Çështjet e tjera mbesin modalitete”, ka thënë Mustafa në një përgjigje për Express.

Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës pjesë të marrëveshjes për qeverisje e kanë pasur zëvendësimin e tarifës ndaj produkteve serbe me masa të reciprocitetit.

Mirëpo Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përkrahin pjesërisht këtë pikë të marrëveshjes. Kërkojnë heqjen e taksës, por i thonë jo reciprocitetit.

Në anën tjetër, Zyra për Media e Vetëvendosjes ka thënë se për çështjen e reciprocitetit qëndrojnë pas asaj që janë marrë vesh me LDK-në.

“Do të zëvendësojmë tarifën 100% dhe do të zbatojmë reciprocitetin e plotë tregtar me Serbinë sikurse me secilin shtet. Tarifa ka qenë vendim i qeverisë së kaluar. Ne nuk jemi për tarifa si masë ndëshkuese ndaj konsumatorit por për reciprocitet si masë mbrojtëse ndaj prodhuesve”, ka thënë Kurti ditë më parë.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori