LAJMI I FUNDIT:

Përkundër humbjes, Munishi i kënaqur me paraqitjen e Prishtinës

Përkundër humbjes, Munishi i kënaqur me paraqitjen e Prishtinës

Prishtina është mposhtur 1-0 në shtëpi nga Ballkani në kuadër të javës së pestë në Albi Mall Superliga.

Pas ndeshjes, trajneri Ismet Munishi ka thënë se ishte një paraqitje e mirë nga skuadra e tij, përkundër humbjes së pësuar.

“Ishte kryesisht një ndeshje e mirë, sidomos në pjesën e dytë ishte paraqitje e kënaqshme. Pranuam gol nga një pakujdesi”, ka thënë fillimisht trajneri i kryeqytetasëve pas ndeshjes për ArtSport.


Ballkani dominues ndaj Prishtinës, largohet me tri pikë nga "Fadil Vokrri"
Lexo po ashtu Ballkani dominues ndaj Prishtinës, largohet me tri pikë nga "Fadil Vokrri"

“Luajtëm ndaj një rivali që është në formë më të mirë garuese, që ka nisur më herët përgatitjet. Jam i kënaqur me angazhimin”.

“I falënderoj Plisat, qytetarët e Prishtinës për përkrahjen”.

“Fusha ka qenë e rënduar, por ishte derbi i vërtetë, angazhimi maksimal. Kemi nevojë për më shumë ndeshje të tilla. Kishte luftë, angazhim, spektakël. Shpresoj t’i gëzojmë tifozët në ndeshjet tjera”, ka shtuar Munishi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fitorja e Barcelonës ndaj Benficas nuk kaloi pa pasoja, tre lojtarë do të pushohen

Fitorja e Barcelonës ndaj Benficas nuk kaloi pa pasoja, tre lojtarë do të pushohen

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

Premier League
Coutinho bëhet kandidat për

Coutinho bëhet kandidat për "Golin e Vitit" - shënon një 'perlë' nga distanca

Ligat tjera
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Liga e Kampionëve

"Salah nuk ishte i lumtur me Kloppin, e kishte kryer me Al-Ittihad" - trajneri i njohur shokon me deklaratën

Kalo në kategori