Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bëri homazhe te varrezat e Qyshkut, Pavlanit, Zahaqit dhe Llabjanit, në nderim të të rënëve në këto fshatra gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Kryeministrin në detyrë e shoqëroi këshilltarja e tij Furtuna Sheremeti, e cila në portofolin e saj e ka edhe çështjen e krimeve të kryera gjatë luftës.
Krime të tmerrshme u kryen në këto fshatra 21 vjet më parë, duke lënë të vrarë 44 persona në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan.
“Gjatë muajit maj në të gjitha këto fshatra, plaçkiteshin, ndaheshin burrat nga gratë, kryhej pushkatimi dhe digjeshin shtëpitë me kufoma brenda. Për disa prej këtyre vrasjeve u iniciua gjykimi në Beograd si rezultat i kallëzimit penal të bërë nga Fondi për të Drejtën Humanitare, i cili i përfaqëson viktimat në Beograd. Aktakuza ishte ngritur qysh në vitin 2010, ndërsa në shkurt të vitit 2014 me Aktgjykim të shkallës së parë tre persona u dënuan me nga 20 vjet burgim, një me 15 vjet, një me 12 vjet, një me 10 vjet, një me pesë vjet, dy me nga dy vjet burgim, ndërsa ndaj dy personave u tërhoqën akuzat”, thuhet në njoftimin për media.
Por, në shkurt të vitit 2015 Departamenti për Krime Lufte i Gjykatës së Apelit në Beograd anuloi aktgjykimin e shkallës së parë dhe ktheu lëndën në rigjykim.
“Qysh prej asaj dite, gjykimi është akoma duke vazhduar. Qysh prej asaj dite, s’ka asnjë rezultat konkret. Përkundër faktit që për momentin janë 11 të akuzuar e janë dëgjuar 116 dëshmitarë në këtë rast, akoma sot, në vitin 2020, nuk ka asnjë të dënuar me Aktgjykim përfundimtar. Viktimat meritojnë të pushojnë në paqe, duke u dënuar kriminelët për vrasjet e shumta të tyre”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri