LAJMI I FUNDIT:

Përkujtohen dëshmorët e kombit Ilir Konushevci e Hazir Malaj

Përkujtohen dëshmorët e kombit Ilir Konushevci e Hazir Malaj

Me rastin e 21-vjetorit të rënies së heronjve gjeneral major Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj, sot u mbajt një akademi përkujtimore nën përkujdesje të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Me këtë rast kreu i Qeverisë tha se fal Ilir Konushevcit ka ndodhur pranvera e luftës shqiptare më e fuqishme ndonjë herë dhe se fal mundit të Konushevcit armët e tij kanë mbërri në çdo zonë.


Ai përkujtoi se Ilir Konushevci, përveç përgjegjësive të tij luftarake në Zonën e Llapit dhe Prishtinës, ishte një luftëtar që bashkëveproi me të gjithë njësitë tjera, ku së bashku me Hazir Malaj siguruan teknikën luftarake dhe ranë heroikisht në detyrë.

Ndërsa, gjenerali Kudusi Lame tha se rënia e Ilirit dhe Hazirit u bë në kohën kur kujton rënien e fashizmit. Duke bërë thirrje që të jemi sa më vigjilent për kombin shqiptar, Lame tha se veprimtari të tilla në bëjnë nder dhe na japin garanci se jemi në rrugë të drejtë.

Kurse, gjenerali Lahi Ibrahimaj tha se Iliri sot fle i qetë në tokën e Kosovës, pasi kjo e fundit tashmë është bërë me ushtri dhe kujdeset për kufijtë e saj, dhe se bashkëluftëtarët e Ilirit dhe Hazirit po mundësojnë që mos të ketë një Republikë Serbe./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori