LAJMI I FUNDIT:

Përkthyesi i parë i Kur’anit në gjuhën shqipe tregon nëse po keqinterpretohet ai

Përkthyesi i parë i Kur’anit në gjuhën shqipe tregon nëse po keqinterpretohet ai

Në gjuhën shqipe përkthimet e para të sureve dhe ajeteve të Kur’anit janë bërë nga poeti i madh i letrave shqipe, Naim Frashëri që janë botuar në veprën e tij “Mesime”. Por, përkthimi i parë i plotë i Kur’anit në gjuhën shqipe është ai i akademikut kosovar Feti Mehdiu, në vitin 1985

Profesori universitar në pension, për lajmi.net ka folur rreth asaj se cili përkthim i librit të shenjtë të myslimanëve në gjuhën shqipe është më i pranishëm në duart e qytetarëve.

Feti Mehdiu është Akademik me korrespondencë në Kajro. Aktualisht është edhe asambleist në Kuvendin e Prishtinës nga radhët e Partisë së Drejtësisë.


Studiuesi i orientalistikës nuk dëshiron të flet shumë për përkthimet dhe interpretimin e Kur’anit që bëhet në xhamitë e Kosovës.

“Për interpretime, unë kam njëfarë kandari tjetër. Nuk u jap shumë rëndësi kush se si interpreton, sepse në interpretime kam përshtypje që mund të bëhen edhe gabime. Unë jam përqendruar vetëm në përkthimin origjinal, pastaj secili e ka mënyrën e vet të përkthimit dhe pastaj interpretimit. Dikush mund të jetë më i qartë në përkthim, dikush më ndryshe. Por, tu them të drejtën, kam pritur më shumë angazhim nga studiuesit që të kapen më gjerësisht në punët e përkthimeve”, tha Mehdiu për lajmi.net .

I pyetur nëse myslimanët e Kosovës  e aplikojnë  sa duhet Kur’anin dhe rregullat islame, Mehdi thotë se për këtë duhen hulumtime më të detajuara, duhet të shihet nëpër xhami, nëpër qytete e katunde etj, etj; pastaj do të mund të them diçka në lidhje me këtë çështje.

“Unë nuk kam bërë këso hulumtimesh. Pra, nuk mund të jap ndonjë vlerësim pa e bërë ndonjë analizë më të detajuar. Ai që bënë këso analizash të paktën duhet ta njeh Kuranin dhe hadithet e Pejgamberit”, tha Mehdiu.

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori