Përkrahja e të rinjëve në ndërmarrësi mund të kontribuojë shumë në zhvillimin ekonomik të vendit, sot dhe në të ardhmen. Zhvillimi i ndërmarrësisë tek të rinjtë është një mjet i rëndësishëm për zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe potencialit ekonomik të rinisë, si dhe stimulimin e një rritjeje të qëndrueshme ekonomike. Këto u thanë, mes të tjerash në një forum virtual të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, në bashkëpunim me Innovation Centre Kosovo (ICK), në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë.
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, gjatë këtij forumi theksoi se nga programet për trajnime profesionale të implementuara nga ministria që ajo drejton kanë përfituar mbi një mijë të rinjë.
Tutje, Ministrja Dumoshi tha se brenda ministrisë së saj ekziston një strategji dhe program i veçantë për rininë, dhe brenda programit është rritur kriteri i moshës dhe forcuar vullnetarizimi. Ajo gjithashtu theksoi nevojën për rritje të përpjekjeve për të bërë vendin sa më atraktiv për rininë, në mënyrë që të mos ndodh ikja e trurit. Duke u ndërlidhur me planet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrija Dumoshi tha se për vitin e ardhshëm planifikohet të ketë rritje të subvencioneve për të rinjët në ndërmarrësi.
“Si Ministre e Kulturës Rinisë dhe Sportit, në mënyrë të veçantë objektiva ime kryesore ka qenë targeti tek të rinjtë. Për herë të parë këtë vit kanë përfitu 168 ndërmarrës të rinjë të cilët direkt do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik” është shprehur Ministrja.
Dajana Berisha, drejtoreshë ekzekutive e Fondacionit për Iniciativa Qytetare (FIQ) tha se duhet të rritet atraktiviteti i sektorit jo publik për punësim, dhe përkrahja ndaj ndërmarrësisë tek të rinjët në mënyrë që të krijohet një rritje më e qëndrueshme ekonomike.
Tutje, ajo foli për një ndër sukseset e organizatës që drejton, derisa tha se një ndër ta është Programi për Përshpejtimin e Punësimit të të Rinjëve në sektorin e bujqësisë. Duke u ndërlidhur me sfidat që ndërmarrësit hasin, ajo përmendi mungesën e thirrjeve për përkrahje, ku edhe u bëri thirrje ministrive dhe akterëve përkatës që të mbështesin idetë inovative të ndërmarrësve të rinj, në mënyrë të vazhdueshme. Berisha gjithashtu theksoi se është e nevojshme të kemi një analizë të mirëfilltë sektoriale, ku të rinjtë të mund të analizojnë më mirë tregun dhe të parashikojnë më mirë të ardhmen e tyre në sektorët ku investojnë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPo lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Dënohet me 25 vjet burg mashtruesi më i madh me kriptovaluta në SHBA
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia