Përjetoni magjinë e fundvitit në CineStar me filmat më të mëdhenj të momentit

Fundi i vitit është momenti perfekt për t’u zhytur në histori të mëdha, emocione të forta dhe argëtim pa kufi.
CineStar në Prishtina Mall sjell në ekran katër nga filmat më të përfolur të momentit, gati t’ju bëjnë ta mbyllni vitin me adrenalinë, të qeshura dhe magji kinematografike që përjetohet më së miri në kinema.

Avatar: Fire and Ash nga mjeshtri legjendar James Cameron, rikthen madhështinë epike të Pandorës me një kapitull edhe më intensiv dhe emocional. Filmi shfaqet edhe në formatet premium 4DX 3D ku lëvizjet e ulëseve, era, uji dhe efektet speciale ju bëjnë të ndiheni pjesë e çdo skene aksioni. Ndërsa në ScreenX pamjet shtrihen përtej ekranit klasik, në 270 shkallë, duke krijuar një përvojë panoramike mbresëlënëse që ju rrethon plotësisht dhe e çon spektaklin vizual në një nivel tjetër.

Marty Supreme vjen parapremierë me 26 dhe 27 Dhjetor, me Timothée Chalamet në rolin kryesor, dhe sjellë një histori të fuqishme ambicieje, rënieje dhe rikthimi. Performanca e tij karizmatike dhe intensiteti emocional i filmit e mbajnë publikun të mbërthyer nga fillimi deri në fund, duke e bërëkëtë një nga dramat më të forta të momentit.

Për më të vegjlit, por edhe për ata që duan të qeshin pa fund, vjen The Spongebob Movie në formatin 3D, plot humor, aventura dhe energji pozitive.

Gjithashtu, në CineStar po shfaqet edhe Anaconda, një rikthim i frikshëm dhe plot adrenalinë i njërit prej titujve më ikonikë të aventurës. Filmi sjell në ekran yjet e mëdhenj Jack Black dhe Paul Rudd, të cilët kombinojnë tensionin, aksionin dhe humorin në një histori mbijetese që të mban në ankth nga minuta e parë deri në fund. Një zgjedhje perfekte për ata që kërkojnë emocione të forta në ekran të madh.
Merrni familjen dhe miqtë dhe ejani ta kaloni fundvitin në CineStar, aty ku filmat shndërrohen në kujtime dhe emocionet ndahen në ekran të madh.Më shumë informacione dhe biletat mund ti gjeni në cinestarcinemas-ks.eu përmes aplikacionit CineStar Kosova, ose në arkat e kinemasë.
















































