LAJMI I FUNDIT:

Përherë me stil shembullor: Melania Trump e veshur me kombinezon në të cilin çdo femër duket shtathollë!

Përherë me stil shembullor: Melania Trump e veshur me kombinezon në të cilin çdo femër duket shtathollë!

Edhe këtë herë u ka dhënë leksion mode të gjithave

Zgjedhjet e saj të modës gjithmonë janë fenomenale, kështu ishte edhe këtë herë, transmeton Telegrafi.


Me arsye të fortë shumë shpesh gjendet në majë të listës së damave të veshura më së miri.

Kombinimi i rrobave të cilin e ka veshur për ndarjen e shpërblimeve artistëve të dalluar në Washington është zgjedhje e shkëlqyeshme për të gjitha ato dama të cilat kanë shtuar ndonjë kilogram më tepër.

View this post on Instagram

A post shared by First Lady Melania Trump (@flotus) on Nov 21, 2019 at 7:49pm PST

Kombinezoni i gjatë ngjyrë të zezë me prerje V vizualisht do të zgjasë çdo figurë, ndërkaq këpucët edhe më shumë do të ndihmojnë që të maskohet teprica e peshës.

Ajo edhe këtë herë ka ndjekur trendin kryesor dhe ai është kombinezoni. Këtë sezon të gjithë ekspertët e modës theksojnë që ky model është zgjedhje perfekt për shumë raste.

Nëse dëshironi të jeni në trend, kombinezoni do të jetë më i qëlluari. /Telegrafi/