LAJMI I FUNDIT:

Përgjimet në Shqipëri, Karamuço: Ka dyshime se policë të niveleve të larta kanë lidhje me krimin

Përgjimet në Shqipëri, Karamuço: Ka dyshime se policë të niveleve të larta kanë lidhje me krimin

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar  se në dosjen e SPAK mbi përgjimet e komunikimeve në Sky Enchrochat ka dyshime se policë të niveleve të larta kanë lidhje me krimin.

Karamuço vuri në dukje se “ka një prani shumë të madhe të efektivëve të policisë, sidomos të niveleve të larta që kanë komunikuar gjithë kohën, jo vetëm me krimin e organizuar, por edhe me politikën për të krijuar lehtësi dhe favore në rrugë të paligjshme”

Sipas tij, iniciativa e ndërmarrë nga ministri i Brendshëm Taulant Balla mbi urdhrin se kush efektiv kapet me këtë aplikacion do të përjashtohet nga radhët e Policisë së Shtetit, është e diktuar nga partnerët ndërkombëtarë.


“Kjo nuk të bëjë fare me procesin e vetingut sepse këtij formulari po i nënshtrohen të gjithë efektivët, gati 11700 efektivë që ka gjithsej policia e Shtetit. Ka të bëjë me një iniciativë të re e diktuar nga partnerët ndërkombëtarë ku ka një prani shumë të madhe të efektivëve të policisë, sidomos të niveleve të larta që kanë komunikuar gjithë kohën, jo vetëm me krimin e organizuar por edhe me politikën për të krijuar lehtësi dhe favore në rrugë të paligjshme. Natyrisht kush i ka në posedim ka se çfarë t’i fshehë shtetit”, u shpreh Karamuço.

Më herët, në nisje të emisionit, Karamuço theksoi se kishte pikasur forca të policisë dhe BKH-së, tek rrugica ku jeton ish-kryeministri Berisha.

“Te rruga ku ka banesën mos gaboj ish-kryeministri Berisha ka një prani shumë të madhe të forcave policore, mjete edhe të BKH-së. Ishte një bllokim rruge brenda në rrugicë. Kishte një prani shumë të madhe. Nuk e di çfarë po ndodh”, tha ai./RTSH

Në trend Lajme

Më shumë
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Drejtësi
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Kurti: S’mund të ketë pajtim me Serbinë, derisa ajo zotohet se do ta përsëriste gjenocidin ndaj Kosovës

Kurti: S’mund të ketë pajtim me Serbinë, derisa ajo zotohet se do ta përsëriste gjenocidin ndaj Kosovës

Kalo në kategori