Mediat angleze e lidhën shumë Vedat Muriqin me një transferimin në Ligën Premier, por klubi turk ka refuzuar çdo ofertë, pasi dy klube vetëm kishin bërë ofertat e tyre.  

Lëndimi i Harry Kane, bëri që Tottenhami të futet fuqishëm në garë për  Vedat Muriqin.


Menaxheri portugez, Jose Mourinho, kërkoi nga klubi transferimin e tij, duke lidhur kontakte edhe me  ish- drejtorin sportiv të Fenerbahces, Damien Comolli.

muriqi karius e1577037346215

Burnley po ashtu e ka kërkuar lojtarin, por e ka marrë përgjigjen e njëjtë: "Vedat Muriqi përfundimisht nuk është në shitje”.

“Ne nuk kemi ndërmend ta shesim atë në gjysmë të sezonit. Ne jemi të vendosur t'i mbajmë lojtarët tanë në përputhje me qëllimet e Fenerbahçes", ishte përgjigja e klubit turk.

Fenerbahce e mori Muriqin këtë sezoni nga Rizespor. Lojtari ka luajtur 16 ndeshje në kampionat, duke shënuar 10 gola dhe duke dhënë tri asistime.

Vedat Muriqi 1

Vedat Muriqi vlerësohet 20 milionë euro nga mediat britanike, ndërsa Fenerbahce e kishte blerë lojtarin 3.5 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app