Nga: Geena Truman / BBC
Përkthimi: Telegrafi.com
Rreth katër mijë vjet më parë, kjo strukturë e zbehtë dhe e fortë në shkretëtirë të Irakut, ishte qendër qytetërimi. Rrënojat e qytetit të madh të Urit – dikur kryeqytet administrativ i Mesopotamisë – sot ndodhen në një djerrinë pranë burgut më famëkeq të Irakut. Në hijen e gardheve të larta të burgut, Abo Ashraf – kujdestari i vetëshpallur i zonës arkeologjike – dhe një grusht turistësh janë të vetmet shenja të jetës pas kilometrave të tërë. Në fund të një vendkalimi të gjatë prej druri, një zigurat mbresëlënës është pothuajse gjithçka që ka mbetur nga metropoli i lashtë i sumerëve.
Për të arritur këtu, u ula ulësen e pasme të një taksie që për orë të tëra kalonte nëpër shkretëtirë, derisa nisa ta shoh monumentin e famshëm të qytetit që shfaqej nga distanca: Zigurati i Urit, një masiv 4 100 vjeçar, me nivele dhe faltore të dekoruara me shkallë gjigante. Një gardh i gjatë me zinxhir barrikadonte hyrjen dhe një parking i shtruar ishin të vetmet shenja të botës moderne.
Ziguratet e para datojnë para piramidave egjiptiane dhe disa mbetje të tyre mund të gjenden ende në Irakun dhe në Iranin e sotëm. Ato janë po aq imponues sa homologët egjiptianë dhe shërbenin gjithashtu për qëllime fetare, por ndryshonin në disa mënyra: ziguratet kishin disa nivele me tarraca, për dallim nga muret e sheshta të piramidave; nuk kishin dhoma të brendshme dhe kishin tempuj në maje në vend të varreve brenda.
“Zigurati është ndërtesë e shenjtë; në thelb është tempull në një platformë me shkallë”, thotë Maddalena Rumor, specialiste e Lindjes së Afërt në Universitetin “Case Western Reserve” në ShBA. “Tempujt më të hershëm janë ndërtime të thjeshta faltoresh, me një dhomë në një platformë të dobët. Me kalimin e kohës, tempujt dhe platformat u rindërtuan dhe vazhdimisht u zgjeruan, duke u rritur në kompleksitet dhe përmasa, duke marrë formën e tyre më të përsosur në Ziguratin [e Urit] me shumë nivele”.
Zigurati i Urit u ndërtua pak më vonë (rreth 680 vjet pas piramidave të para), por është i njohur sepse është një nga më të ruajturat, si dhe për shkak të vendit të spikatur që Uri ka në librat e historisë. Sipas Rumorit, Mesopotamia ishte origjina e ujitjes artificiale: njerëzit e Urit prenë dhe rregulluan kanalet për të mundësuar rrjedhën e ujit dhe për të vaditur tokën që ishte larg nga brigjet e lumit Eufrat. Uri besohet të jetë gjithashtu vendlindja e Abrahamit biblik dhe, siç shpjegoi Ashrafi teksa na shëtiste nëpër muret e rrënuara të qytetit, është shtëpia e kodit të parë ligjor – e Kodit të Ur-Nammusë, i shkruar rreth viteve 2100 p.e.s., pra 400 vjet përpara Kodit të Hamurabit (më të njohurit të Babilonisë).
“Në Mesopotami, çdo qytet besohej se ishte themeluar dhe ndërtuar si vendbanim i një perëndie/perëndeshe … që veproi si mbrojtës/e dhe autoritet politik”, tha Rumor. Në Ur ishte Nana, perëndia e hënës – për të cilën zigurati u ndërtua si shtëpi dhe tempull tokësor. “Kulti i Nanas u zhvillua shumë herët rreth rrjedhës së poshtme të Eufratit (në qendër të të cilit ishte Uri), në lidhje me grumbullimin e lopëve dhe ciklet e natyrës që shtuan tufën”, tha ajo.
Nivelet e poshtme të strukturës ruhen edhe sot, megjithëse kanë humbur tempulli dhe tarracat e sipërme. Për të kuptuar se si dukeshin, specialistët i kanë përdorur të gjitha llojet e teknologjisë dhe shkrimet e lashta (nga historianët si Herodoti, si dhe nga Bibla). Në punimin e vitit 2016, “A Zigurat and the Moon”, Amelia Sparavigna – specialiste e imazheve arkeologjike n Universitetin Politeknik të Torinos – shkroi: “[Ziguratet] ishin struktura piramidale me majë të sheshtë, me bërthamën e përbërë nga tullat e pjekura nga dielli, të mbuluara me tullat e djegura. Fasadat shpesh ishin të lustruara me ngjyra të ndryshme …”.
Bazuar në mbetjet e gjetura në vend, përgjithësisht ëskhtë pranuar se Zigurati i Urit kishte një tempull të kaltër në majë të dy niveleve masive me tulla balte. Vetëm baza përbëhej nga më shumë se 720 mijë tulla balte të vendosura me përpikëri, me peshën deri në 15 kilogramë secila. Duke reflektuar për njohuritë sumeriane për ciklin hënor dhe diellor, secili nga katër qoshet e ziguratit drejtuar në Lindje, Perëndim, Veri dhe Jug – po aq saktë sa një busull – dhe shkalla madhështore në nivelet e sipërme ishte e orientuar drejt lindjes së diellit të solsticit të verës.
Mbreti Ur-Nammu vendosi tullën e parë të ziguratit në vitin 2100 p.e.s., dhe ndërtimi u përfundua më vonë nga djali i tij, mbreti Shulgi, kohë në të cilën qyteti ishte kryeqytet i lulëzuar i Mesopotamisë. Por, në shekullin VI p.e.s., zigurati ishte rrënuar falë nxehtësisë ekstreme të shkretëtirës dhe rërës së ashpër. Mbreti Nabonid i Babilonisë nisi restaurimin rreth vitit 550 p.e.s., por në vend që t’i rikrijonte tri nivelet origjinale, i ndërtoi shtatë, duke i rreshtuar me strukturat tjera madhështore babilonase të kohës, si zigurati Etemenanki për të cilin disa besojnë se ishte e famshmja Kulla e Babelit.
Pjesa më e madhe e ziguratit mbetet e paprekur sot, kryesisht për shkak të tri inovacioneve të zgjuara të inxhinierëve origjinalë sumerianë.
I pari ishte ventilimi. Ashtu si me ziguratet tjera, u ndërtua me një bërthamë tullash balte rrethuar nga pjesa të jashtme e tullave të pjekura nga dielli. Dhe, meqenëse ajo bërthamë ruante lagështinë që mund të kishte çuar në degradimin e përgjithshëm të strukturës, sumerët hapën qindra vrima katrore në muret e jashtme, për ta lejuar avullimin e shpejtë. Rumor shpjegon se pa këtë detaj, “brendësia me tulla balte mund të zbutej gjatë shirave të dendura dhe përfundimisht të fryhej ose shembej”.
Së dyti, muret ishin ndërtuar në një pjerrësi të vogël. Kjo lejoi që uji të rrjedhë poshtë anëve të ziguratit, duke parandaluar grumbullimin në nivelet e sipërme; këndi e bënte strukturën të dukej më e madhe nga distanca, duke i frikësuar armiqtë e perandorisë.
Në fund, tempulli në krye u ndërtua me tulla balte të pjekura që mbahen bashkë me bitum. Ky katran natyral pengoi rrjedhjen e ujit në bërthamën e papjekur.
Pavarësisht këtyre arritjeve, në shekullin VI të erës sonë, metropoli dikur i lulëzuar ishte tharë në aspektin metaforik dhe fizik. Lumi Eufrat e kishte ndryshuar rrjedhën, duke e lënë qytetin pa ujë dhe për këtë arsye të pabanueshëm. Uri dhe zigurati u braktisën dhe më pas u varrosën nën një mal rëre – nga era dhe nga koha.
Tek në vitin 1850 u gjetën përsëri mbetjet e ziguratit; më vonë, në vitet 1920, arkeologu britanik Sir Leonard Woolley e udhëhoqi gërmimin e thellë të monumentit, duke zbuluar atë që kishte mbetur nga struktura dhe duke nxjerrë kama ari, statuja të gdhendura, lyra delikate dhe mbulesa të ndërlikuara të kokës nëpër varret përreth. Por, siç vuri në dukje Ashrafi, “me vetëm 30 për qind të vendit të gërmuar, shumë më tepër mbetet për t’u zbuluar.”
Megjithatë, zigurati është mjaft i rëndësishëm saqë është përdorur si karrem për luftën e kohëve moderne. Gjatë Luftës së Gjirit në vitin 1991, Saddam Hussein uli pranë dy nga aeroplanët e tij luftarakë MiG, me shpresën se vendi historik do t’i frenonte Shtetet e Bashkuara dhe kombet e tjera të huaja nga sulmet ajrore. Për fat të keq, zigurati ende pëson nga dëmtimet e vogla.
Në vitin 2021, Iraku i hapi dyert për një sërë vendesh perëndimore dhe turizmi ngadalë po hapej (megjithëse shumë qeveri ende këshillojnë banorët të mos udhëtojnë këtu). Janet Newenham, gazetare irlandeze e udhëtimeve dhe pronare e portalit “Janet’s Journeys”, e vizitoi Irakun menjëherë pas fillimit të programit për vizat në kufi. Që atëherë ajo ka udhëhequr disa grupe. “Në udhëtimin tonë të parë në korrik 2021, nuk e pamë asnjë turist tjetër”, tha ajo. “Deri në kohën e udhëtimit tim të prillit 2022, shpesh takuam grupe të vogla turistësh aventurierë … nuk kemi parë kurrë më shumë se katër ose pesë turistë tjerë gjatë asaj kohe”.
Megjithatë, pothuajse çdo ditë Ashraf përballet me nxehtësinë për të ndihmuar turistët që ta kuptojnë rëndësinë e ziguratit. Ai tha se e mësoi vet anglishten duke e “studiuar fjalorin” dhe, kur shumica e vizitorëve të huaj ishin japonezë, ai nisi të mësonte edhe fragmente të japonishtes.
Derisa ngjitesh me kujdes në shkallët madhështore që të çonin në katin e sipërm të sheshtë, mund të shihja ende copa bitumi mes tullave të thyera. Vura re gjithashtu një tullë të vogël me mbishkrimin që nderon Sadam Huseinin për rindërtimin e pjesshëm të monumentit në vitin 1980. Tarracat e sipërme dhe tempulli shumëngjyrësh janë shkatërruar prej kohësh dhe kanë humbur nga koha. Por, nëpër hapësirën pothuajse të sheshtë të shkretëtirës, mund të shihja tuma të vogla të shpërndara në gjithë zonën që pritnin për t’u gërmuar dhe që pa dyshim fshehin një botë thesaresh që presin për t’u zbuluar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Aktori Armond Morina detyrohet t'i paguajë 100 mijë euro Ministrisë së Kulturës

Vrasja në pusi e Isa Boletinit, nga 80 xhandarë serbë e malazezë

Djali i Fadil Hoxhës, Sharri, ndër të parët ka shkruar parullën: Kosova Republikë!

Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut

Historia e elefantit të lidhur me zinxhirë
Kruja dhe tradita e punimit të kostumeve popullore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës