LAJMI I FUNDIT:

Përgatitja për jetë pas diplomimit. Çka duhet të kenë parasysh femrat pas diplomimit

Përgatitja për jetë pas diplomimit. Çka duhet të kenë parasysh femrat pas diplomimit
Young smiling cheerful woman holding her resume

Këshillat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë për të qenë sa më energjikë dhe të motivuar në kërkim të punës së duhur dhe sadopak dhe do t’ju ndihmojë të ngriteni personalisht dhe profesionalisht.

Përgatiti: Arbrie Palushi


Pothuajse të gjithë ne e dimë se nuk është e lehtë jeta pas diplomimit, e sidomos nëse jeton në një vend si Kosova ku mundësitë për punë nuk janë aq të mëdha. Duke konsideruar faktin që vetëm 11.5% të femrave në Kosovë janë të punësuara (Kosovë, 2014/2015), shpresat për të gjetur një vend punë sigurish që do të bien, por në qoftë se keni besim ne vete dhe të paktën mundoheni që t’i ndjekin këto këshilla që do përmenden më poshtë.

Përgjatë studimeve, studentët mendojnë për identitetet e tyre si anëtare të grupeve të ndryshme shoqërore. Studentët në përgjithësi e mendojnë faktin se si stereotipat, e sidomos ato gjinore ndikojnë tek të tjerët në perceptimin për ta dhe si kjo dukuri mundet padrejtësisht t’ia limitojë mundësit për punë (Lukas, 2018). Por duhet të keni parasysh se:

Punëdhënësit tuaj ndoshta nuk i intereson që ju jeni grua.

Pas diplomimit, ju jeni vetëm pjesë e asaj që e quajnë “real world” në “botën e vërtet” ku do e shihni se si gjërat funksionojnë në të vërtet, andaj edhe do të kuptoni që këto stereotipa nuk vlejnë edhe aq shumë sa keni menduar apo edhe që jeni shqetësuar. Sigurisht që nuk mund ta mohojmë faktin që shpesh herë edhe mund të ballafaqoheni punëdhënës të këqij apo edhe me paragjykues të ndryshëm.

Por në anën tjetër, duhet të kemi parasysh që ekzistojnë edhe njerëz profesional që do ju interesojnë më shumë aftësitë e juaja organizative dhe profesionale sesa a jeni grua apo burrë. Ata dëshirojnë punëtorë kompetentë që kryejnë punët ashtu siç kërkojnë (Lukas, 2018). Andaj më e rëndësishme është që të përgatitni veten profesionalisht të kuptoni se çka me të vërtet ju pëlqen të punoni dhe t’i harroni paragjykimet që mund t’ju bëhen, posaçërisht nëse jeni grua. Prandaj, këtu mund të gjeni disa këshilla se si të përgatiteni pas diplomimit dhe si duhet t’i bëni zgjedhjet vet.

Përgatitni CV-në tuaj

A e keni akoma rezymenë tuaj? Nëse po, është koha që ta rifreskoni atë. Nëse jo, është koha që ta përgatisni një. Nëse nuk keni ide se si të filloni, aty ju jepet mundësia që të përfshini çdo punë që keni pasur, po ashtu edhe edukimin dhe eksperiencat e tjera që i keni pasur gjatë viteve të studimit dhe që mendoni që janë adekuate për punën që po aplikoni. Mos hezitoni t’i fusni edhe aftësitë dhe hobit tuaja (How to prepare for a job interview, 2016).

Praktikohu për punë

Fillimisht para se te filloni ndonjë punë praktike e rëndësishme është që të praktikoheni vet në shtëpi. Përveç që duhet ta përgatisni një CV ashtu siç u përmend me lart, ju duhet edhe të përgatiteni për intervistën e parë. Nëse keni aplikuar për ndonjë punë apo praktikë dhe ju japin mundësinë për intervistë, ja se çfarë duhet të bëni për t’iu lënë përshtypje punëdhënësit tuaj të ardhshëm.

• Lexoni për atë kompani apo vend ku do të intervistoheni.
• Mëso për pozitën e punës që keni aplikuar, në mënyrë që të t’ju përgjigjeni pyetjeve në mënyrë të drejtë.
• Përgatitni dy apo tre referenca. Referencat janë njerëzit që ju njohin mirë dhe shkruajnë për ju dhe aftësitë e juaj. Por është mirë që referencat të merren nga personat që ose keni punuar me ta, nëse nuk keni punuar më parë është mirë te merren nga një profesor (How to prepare for a job interview, 2016).

Përshtypja e parë është e rëndësishme, andaj vishuni në mënyrë që t’i impresiononi qysh nga hera e parë.

• Vishuni në mënyrë të përshtatshme për atë vend të punës në të cilën keni aplikuar, Por gjithmonë duke u munduar që te ndjeheni rehat me atë që keni veshur.
• Dhe për fund siguroheni që të jeni në kohë për interviste dhe më e rëndësishmja jeni vetvetja: relaksohuni , keni vetëbesim dhe tregoni punëdhënësit se pse duhet t’iu punësoj (How to prepare for a job interview, 2016).

Mos u dëshpërohuni nëse nuk do mundeni të punësoheni menjëherë pas diplomimit, por siguroheni që të zgjeroni mendjen tuaj. Puna praktike është e rëndësishme jo vetëm në Kosovë por gjithkah tjetër, pastaj trajnimet, punëtoritë e ndryshme apo edhe konferencat. Këto luajnë një rol të madh jo vetëm për t’i përfshirë në CV-në tuaj, por do t’iu ndihmojnë në zgjerimin e njohurive të juaj, kryesisht do ndihmojnë në aspektin profesional dhe do jeni më të përgatitur pa marr parasysh se ku do të punoni. /Telegrafi/

Referencat:

http://www.ekonomiaonline.com/nacionale/vetem-11-5-per-qind-e-grave-ne-kosove-jane-te-punesuara/ 13/08/2018
https://www.forbes.com/sites/carrielukas/2015/05/18/seven-things-college-women-should-know-for-life-after-graduation/#18ec2e8a1f78 13/08/2018
https://youngwomenshealth.org/2012/09/04/preparing-for-a-job-interview/ 13/08/2018