Përgatitet shumë shpejtë: Rizoto pule me kërpudha!

Një vakt i lehtë si rizoto me pulë dhe kërpudha është gjithmonë një zgjidhje e mirë kur dëshironi diçka të shpejtë dhe të shijshme Përbërësit:- 300 g mish të bardhë pule;- 1 karotë;- 200 g kërpudha;- 1 qepë;- 2 thelpinj hudhre;- 2 filxhanë oriz;- 1 lugë yndyrë;- erëza sipas dëshirës.Përgatitja:
Mishin e bardhë të pulës zieni dhe priteni në copë të vogla. Ujin e mishit të zier ruajeni.
Në tigan fërgoni qepën e grirë imët dhe pak karotë të grirë në rende, pastaj edhe kërpudhat.
Shtoni orizin dhe kur të fillojë të ngjitet për tigani, shtoni ujin e mishit të zier të pulës.
Kur rizoto të vlojë, shtoni mishin e grirë të pulës dhe erëzat.
Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































