Ka përfunduar takimi në mes kryeministrit Ramush Haradinaj, Kadri Veselit, Fatmir Limajt, Behgjet Pacollit, dhe Shpend Ahmetit me presidentin Hashim Thaçi.

Në takim ishte edhe ambasadori francez, Didier Chabert, i cili ishte i pari që ka dal nga takimi.


Ndërsa, Haradinaj, Pacolli, Ahmeti dhe Limaj kanë dalë pas 30 minutave për të vazhduar në ndërtesën e Qeverisë.

Një takim mes tyre është mbajtur edhe mbrëmë, ndërsa nuk është bërë ende e qartë për kundërshtimet mes tyre.

Gjatë ditës së sotme po ashtu është zhvilluar një takim me ambasadorin e ri amerikan në Kosovë, për të cilin raportohet se në shenjë pakënaqësie ka lëshuar takimin.

Ndërkaq, ky është takimi i tretë i liderëve, pas kërkesës së SHBA-ve për ta hequr taksën ndaj Serbisë dhe Bosnjës, megjithatë, as kësaj radhe, liderët nuk janë deklaruar për media.

unnamed 28 1