Një lajm aspak i mirë ka ardhur për Interin, pasi ka humbur shërbimet e mbrojtësit kroat Sime Vrsaljko.

Nën kampioni i botës iu bashkua Neroazzurrëve në verë si huazim nga Atletico Madrid por që nuk ka arritur të luaj në vazhdimësi.


Problemet me lëndimet e kanë penguar Vrsaljkon që të luaj rregullisht me fanellën zi kaltër.

Tani kroati ka vendosur të operohet dhe do të mbetet jashtë fushave për gjashtë muaj.

GettyImages 1075803986 Sime Vrsaljko (Foto:Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Kësisoj stinori 2018/19 për të është i mbyllur pasi nuk do të luaj më këtë edicion për Interin.

Inter e ka mundësin e blerjes së lojtarit për një shumë prej 17 milionë euro, por duket se nuk do ta shfrytëzojë këtë.

Arsyeja që Inter nuk do ta blejë lojtarin janë pikërisht lëndimet e shpeshta të tij.

Klubi nga Milano po mendon të transferoj Elseid Hysajn si zëvendësin të kroatit Vrasljko. /Telegrafi/

telegrafi sport app