LAJMI I FUNDIT:

Përfundon Sesioni i II-të i Konferencës për Skënderbeun

Përfundon Sesioni i II-të i Konferencës për Skënderbeun

Konferenca Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriot Skënderbeut ka përmbyllur sesionin e saj të dytë me ligjërata të rëndësishme për fushën albanologjike por dhe për studiuesit.

Këto ligjërata kanë nxjerrë në pah detaje të figurës së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu jo vetëm si hero, por duke e parë atë dhe në fusha të tjera si politike, diplomatike e deri tek arti dhe kultura.


Kjo konferencë do të vazhdoj dhe gjatë muajit nëntor me mjaft risi dhe detaje të reja të rëndësishme.

”Kjo konferencë ka dhënë kontribute madhore në studimet albanologjike për periudhën që ka të bëjë me jetën dhe veprimtarinë e Skënderbeut dhe të gjurmëve që ai ka lënë pas. E rëndësishme është të fokusohemi tek trashëgimia e Skënderbeut, e cila është në shumë forma e cila ka të bëj me gjithë punën kërkimore-shkencore të studiuesve albanologë”, u shpreh Tomi Frashëri, kryetar i sekretariatit teknik të Vitit të Skënderbeut.

Ai bëri të ditur se ”në sesionin maratonë do marrin pjesë studiues dhe albanologë të cilëve u jepet mundësia të japin diçka nga thelbi i kërkimeve të tyre në lidhje me Skënderbeun. Ky do të jetë një sesion klasik ku pjesëmarrësit do të jenë nga vendi dhe nga vende të tjera, ku do të kemi një albanologe të shquar kineze e cila është përgjegjëse e sesionit të shqipes në Universitetin e Pekinit”. /ata/