Sot është mbajtur maratona më e madhe e programimit për fëmijë – Hackathon.
Kjo ngjarje është organizuar nga Akademia jCoders, e përkrahur nga Qendra Inovative e Kosovës (ICK), ka pasë për qëllim të shtyjë fëmijët të moshës 8-15 vjeçare që brenda një dite të programojnë dhe zhvillojnë video-lojëra, duke gërshetuar aspekte të ndryshme të kodimit, elektronikës dhe robotikës.
Në këtë ditë morën pjesë 80 fëmijë të talentuar dhe entuziastë, për të shprehur kreativitetin përmes kodimit.
Ky është Hackathoni i dytë i programerëve të rinj. Kjo ditë ka filluar me përzgjedhjen e detyrave dhe lojërave të cilat këta të rinjtë i kanë zhvilluar. Pastaj, duke punuar në 15 grupe, fëmijët kanë realizuar mbi 20 projekte të ndryshme të përzgjedhura ose te konceptuara nga vet ata. Më vonë këto lojëra janë prezantuar para publikut, të pranishëm në ceremoninë përmbyllëse.
Ceremonia ishte e hapur për publikun e gjerë, i cili kishte mundësi t’i dëgjojë prezantimet nga nxënësit. Prezantimet ishin të shkurta, ndërsa fëmijët tregonin kodin e realizimit dhe më pas demonstronin projektin.
Në ceremoni janë dalluar kontribuuesit kryesor të Hackathon-it dhe programerët e dalluar me nga një trofe.
Por, pse mësimi i programimit është i rëndësishëm për çdo fëmijë?
• Programimi apo kodimi shtyn inovacionin. Nga veturat vetë-ngasëse deri te mediat sociale, shkencat kompjuterike janë duke e revolucionarizuar çdo aspekt të jetës tonë. Kodimi është aftësi bazë të cilën çdo fëmijë duhet ta mësojë që të jetë i gatshëm për të ardhmen.
• Kodimi i lejon fëmijët të jene kreativë. Ata mund të krijojnë projekte të cilat bëjnë gjëra të mahnitshme.
• Kodimi shton vetëbesimin. Është jashtëzakonisht fuqizuese për çdo fëmijë të jetë i aftë për të krijuar projekte dhe t’i ndaje ato projekte me familjen dhe shoqërinë.
• Kodimi më së miri mësohet në moshë të hershme. Është vërtetuar se mësimi i programimit është njëjtë sikur mësimi i një gjuhe dytësore. Sa më herët që fëmijët ekspozohen ndaj koncepteve themelore – renditja, unazat, kushtëzimet – aq më thellë i absorbojnë këto koncepte.
• Kodimi përkthehet në sukses në fusha tjera. Mësimi i kodimit mbështet mësimin e fushave tjera, siç janë matematika, leximi dhe shkencat.
Për më shumë për këtë organizim klikoni në adresat e mëposhtme:
https://www.facebook.com/jcodersEdu
http://www.j-coders.com/duke-ndodhur-tani/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Sa para, aq muzikë në YouTube

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Bashkëthemeluesi i Google, lanson startupin e inteligjencës artificiale "Dynatomics"

'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja