Arsenali është eliminuar nga Kupa EFL duke i dhënë fund kësaj gare në fazën e çerekfinales.

Topçinjtë pësuan humbje prej 0-2 para tifozëve të vet nga Southamptoni që vazhdon kualifikimin e mëtutjeshëm.


Të dy golat e skuadrës mysafire u shënuan në gjysmën e dytë. Jordy Clasie realizoi i pari në minutën e 13-të, ndërsa Ryan Bertrand e dyfishoi epërsinë (38’).

Përkundër inkuadrimit, Xhaka nuk e ndihmoi skuadrën e tij për fitore Përkundër inkuadrimit, Xhaka nuk e ndihmoi skuadrën e tij për fitore

Në këtë ndeshje u inkuadrua edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka (43’, në vend të Mohamed Elneny), por as ai nuk arriti t’i ndihmojë skuadrës për të pasur sukses.

Shqiptari tjetër i Arsenalit, Shkodran Mustafi, nuk ishte i ftuar për këtë sfidë. /Telegrafi/

telegrafi sport app