Përfundon karantina shtetërore për 160 shtetasit e parë të Maqedonisë


Qeveria e Maqedonisë së Veriut bëri të ditur se sot ka përfunduar karantina shtetërore për 160 shtetasit e Maqedonisë.
Sipas njoftimit qeveritar, ata për 14 ditë ishin në karantinë shtetërore në hotelin 'Ibis' në Shkup dhe në një objekt në Demir Kapi, njofton Telegrafi Maqedoni.
Asnjëri prej tyre nuk ka simptoma të COVID-19.
Ata gjithashtu për 14 ditë të tjera do të jenë në vetizolim shtëpiak./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
04/04/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































