Përfundon gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoni, rrjedhin afatet për zgjedhje
Mbrëmë në mesnatë përfundoi gjendja e jashtëzakonshme, ndërsa pasi liderët e dy partive më të mëdha në shtet ajo në pushtet LSDM dhe ajo opozitare OBRM-PDUKM – Zoran Zaev dhe Hristian Mickovski parmbrëmë në vilën “Vodno” nuk arritën marrëveshje për datën e zgjedhjeve, vazhdojnë të rrjedhin veprimet zgjedhore për zgjedhje më 5 korrik. Fushata, do të filloj më 16 qershor, informon AIM.
Lideri i LSDM-së, në përpjekje që të gjejë zgjidhje kompromisi për zgjedhjet, dje dha një propozim të ri për liderin e opozitës Mickovski për zgjedhje më 8 korrik. Nëse nuk pranohet ky termin paralajmëroi se do të kërkojë nga Qeveria që të thirr seancë dhe të sjellë propozim për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme për tri ditë, këtë herë për shkak të marrëveshjes me opozitën, në të cilat tri ditë do të jepet zgjidhje ligjore e mundësisë, pikërisht më 8 korrik bashkë të shkojmë në zgjedhje.
“Unë nuk do të bëhem peng i 5 korrikut dhe si datë të qëndroj fiks pas saj. Duke e pasur parasysh se edhe zotëri Mickovski dhe unë disa herë përmendëm se më e pranueshme është që zgjedhjet të mbahen të mërkurën si ditë jopune, ja heq dorë nga 5 korriku dhe pajtohem që zgjedhjet të jenë më 8 korrik të mërkurën, ndërsa të hënën dhe të martën të votojnë të sëmurët, qytetarët në vetizolim, qytetarët që janë pozitivë të cilat janë në spitale dhe në shtëpi, të gjithë të sëmurët kronikë, personat më të moshuar, tha lideri i LSDM-së në Strumicë, ku mori pjesë në mbikëqyrjen e punëve të krahut të ri spitalor të Spitalit të Strumicës.
Edhe një herë potencoi se opozita duhet të marrë pjesë në zgjedhje, ndërsa megjithatë ato të jenë në afat të arsyeshëm me qëllim që vjeshta të pritet me kuvend aktiv dhe me qeveri politike me legjitimitet të plotë.
Nga OBRM-PDUKM-ja, pa përgjigje konkrete për ofertën, e përsëritën qëndrimin se zgjedhjet janë të mundshme, por insistojnë së pari për mbrojtje të shëndetit të qytetarëve, si dhe vëzhgim cilësor ndërkombëtar dhe lista të pastruara zgjedhore.
Presidenti Stevo Pendarovski të premten nuk shpalli gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa takimi i liderëve në format Zaev-Mickovski që u mbajt me iniciativë të tij me qëllim që të dyja partitë më të mëdha politike të pozitës dhe opozitës të merren vesh për datën e zgjedhjeve, përfundoi pa marrëveshje. Me organizimin e procesit zgjedhor i cili nuk do të ishte gjithëpërfshirës, sipas tij, vendi mund të hyjë në krizë edhe më të thellë politike.
Në ndërkohë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në mbledhje të premten filloi me ndërmarrjen e aktiviteteve të nevojshme – teknike dhe administrative për përgatitje të veprimeve të tjera zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare sipas Dekretit të Qeverisë me fuqi ligji dhe sipas Kodit Zgjedhor. Deri te Ministria e Punëve të Brendshme dhe deri te drejtoritë për sanksione dhe udhëheqje të librave amë do të dërgojë kërkesë për grumbullimin e të dhënave të nevojshme për azhurnimin e Listës Zgjedhore.
Kryetari i KSHZ-së Oliver Derkovski deklaroi se tani po punojnë në dislokimin e vendvotimeve sipas udhëzimeve të autoriteteve shëndetësore.
Me qëllim menaxhim më efikas me pandeminë e Covid-19, presidenti Pendarovski me propozim të Qeverisë, gjendjen e parë të jashtëzakonshme e shpalli më 18 mars, të dytën më 16 prill të dyja në kohëzgjatje prej 30 ditëve, ndërsa e treta dhe e katërta e cila përfundoi mbrëmë në mesnatë ishin me kohëzgjatje prej 14 ditëve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar