Në shtator të këtij viti Ministira e Kulturës, Rinisë dhe Sporit e Republikës së Kosovës kishte bërë të ditur se kishte filluar restaurimin e tërësishëm të Kullës së Tal Belit, e cila gjindet në fshatin Kralan të Gjakovës, dhe që është një monument që i takon kategorisë së monumenteve arkitekturore.

Gjatë fillimeve të punimeve për restaurimin e kësaj kulle, ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinsë dhe Sportit Hajrulla Çeku, kishte potencuar që punimet në këtë aset, që është shembull i kullave të fund shekullit XVII (17),  po zhvillohen duke i kushtuar rëndësi çdo detaji që të ruhen karakteristikat dalluese të saj, që janë një mori gurësh me mbishkrime dhe motive kryesisht gjeometrike.


Kulla e Tal Belit Punimet

Ndërs gjatë ditës së sotme ministri Çeku, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur që Kulla e Tal Belit ka shpëtuar nga rrënimi, pasiqë tashmë kanë përfunduar punimet e fazës së parë në këtë objekt i cili paraqet një pjesë të rëndësishme të trashigimisë sonë kulturore./Telegrafi/