Pas tri orë testim, rreth 26 mijë 669 maturantë në vend kanë përfunduar testin e maturës. Derisa mbarëvajtja e procesit thuhet se ka qenë e menaxhuar mirë dhe se janë evidentuar vetëm disa parregullsi të vogla.
Shefi i Divizionit për Vlerësim në MASh, Fatmir Elezi, thotë se përveç në Podujevë dhe Mitrovicë që ka pasur vonesa në fillim të testit, në komunat tjera ka filluar dhe mbaruar me kohë.
Elezi theksoi, se në përgjithësi mbajtja e provimit të maturës, ka përfunduar me sukses.
“Në ora 10 është dashur të fillojë testi në të gjitha qendrat e testimit, me disa përjashtime në Podujevë ka pasur vonesë të administruesve, në Mitrovicë ka qenë gabim në paketim dhe ka pasur vonesa të fillimit të testit, në të gjitha komunat tjera testi ka filluar me kohë dhe ka përfunduar me kohë. Në Mitrovicë testi është zgjatur edhe për një orë ngase ka filluar me vonesë”, thotë Elezi.
Elezi për KosovaPress, ka theksuar se nxënësit të cilët kanë tentuar të manipulojnë me telefon gjatë procesit të testimit, janë përjashtuar.
“Ka pasur disa nxënës që kanë përdorur telefona, janë përjashtuar prej testit…Edhe këtë vit e kemi parë që ka pasur disa postime në rrjetet sociale, mirëpo shumë më pak se sa herëve të kaluara, por ka individ që janë future në këto rrjete edhe jashtë qendrave të testimit, nuk kanë qenë nxënës, mirëpo vetë është rritur numri. Nxënësi që është nxën me telefon në qendrat e testimi është përjashtuar nga testi”, thotë ai.
Se procesi i testimit nuk ka pasur ndonjë parregullsi të madhe, e thonë edhe maturantët e Gjimnazit “Xhevdet Doda”, sipas tyre testi dhe e tërë procedura ka qenë korrekte.
Maturantja Jona Saliuka, thotë për KosovaPress se nuk ka hasur në asnjë pyetje të formuluar gabim dhe se gjithçka ka qen në rregull.
Saliuka, ka theksuar se pyetjet më shumë kanë qen të përpiluara nga ato që i kanë mësuar gjate tri viteve, derisa nuk e mohoi se kishte edhe nga ato që kanë mësuar “online”.
“Mendoj që testi ka qenë shumë korrektë, qysh duhet me qen…Nuk ka pasur asnjë pyetje që është formuluar gabim dhe gjithçka ka qenë në rregull…Më shumë ka pas pyetje që i kemi mësuar gjatë tri viteve pra gjeneralizim i tyre ka qenë se sa ato që i kemi mësuar “online” në këtë periudhën e fundit”, thotë Saliuka.
Se procedura e testimit nuk ka pasur parregullsi, e thotë edhe Enik Limani, sipas të cilit mundësia e manipulimeve ka qenë e vogël.
“Në test mirë kemi kaluar, nuk kom pas as stres, nuk kom vërejt parregullsi, nuk na kanë lënë me kopju…Nuk ka pasur pyetje prej atyre “online”, veç çka kemi mësuar në shkollë”, thotë Limani.
Të njëjtin mendim ndan edhe Fisnik Hajrullahu.
“Perfekt, gjithçka ka qenë në rregull, kopjime nuk ka pasur dhe gjithçka ka shkuar sipas planit”, thotë Hajrullahu.
Kurse maturanti, Ledion Latifi, vlerëson se testi në përgjithësi ka qen i formuluar mirë, vetëm se sipas tij organizimi nuk ka qen në nivel të duhur.
“Testi në përgjithësi ka qen i formuluar mirë ka pas një gabim ose dy. Problemi kryesorë që është paraqit gjatë testit është veç fakti që është organizuar keq…Një pjesë e madhe e pyetjeve janë jashtë asaj normës që i kemi mësuar ne”, thotë Latifi.
Komisioni Shtetëror i Maturës e ka vlerësuar të suksesshëm mbajtjen e Provimit të Maturës Shtetërore 2020. Sipas KShM, raportet e para nga komunat, respektivisht nga të 184 qendrat ku është organizuar Testi, tregojnë se gjithçka ka shkuar sipas planifikimit të mbajtjes së testit në rrethana pandemie.
Kujtojmë se rezultatet e testit të maturës, do të publikohen me 7 shtator në të gjitha shkollat.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker