LAJMI I FUNDIT:

Përfundoi lënda “Tanku” për Gruevskin dhe Popovskin, të hënën aktvendimi për Jankulloskën

Përfundoi lënda “Tanku” për Gruevskin dhe Popovskin, të hënën aktvendimi për Jankulloskën

Lënda “Tanku” është rasti i parë i Prokurorisë Speciale që është parave vendimit të plotë. Vendimi i djeshëm i Gjykatës së Apelit e refuzoi si të pa bazë ankesën e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe në tërësi e vërtetoi aktgjykimin e shkallës së parë për dënim me burgim prej dy viteve. Gruevski është fajtor për nxitjen e kryerjes së veprës penale për furnizimin e “Mercedesit” luksoz në vlerë prej 600 mijë eurove.

Gjykata pjesërisht e pranoi ankesën e ish-ndihmës ministrit të akuzuar të Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski dhe e ndryshoi pjesën e vendimit për dënimin dhe e dënoi me burg në kohëzgjatje prej katër viteve e gjashtë muaj, ndërsa në pjesën tjetër vendimin e shkallës së parë e vërtetoi. Poposkin në maj u dënua me gjashtë vite e gjashtë muaj, ndërsa i akuzuari i dytë Gruevski u dënua me dy vite burgim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Gjykatës Themelore Shkupi 1, gjykatësi për zbatimin e sanksioneve, në pajtim me dispozitat ligjore, përgatit akt udhëzues, që e dorëzon deri te personat e dënuar në lëndën dhe të njëjtit, pas pranimit, janë të obliguar vullnetarit të paraqiten në mbajtjen e sanksionit të përcaktuar.


Vendimin e Gjykatës së Apelit, ish-kryeministri e ka pritur në gjykim në Gjykatën Penale për lëndën “Titanik” në të cilën është i akuzuar për parregullsi zgjedhore. Në pushimin e seancës Gruevski për mediat tha se kjo paraqet presion politik dhe përndjekje politike.

“Siç e dini bëhet fjalë për përndjekje politike, për proces të montuar politik që po vijon. Gjëja e vetme që u ndryshua nga konferenca për shtyp e imja në Kuvend është që bënë anulimin për pas referendumit në vend që para tij”, deklaroi Gruevski.

Në lëndën “Tanku” akuzohen edhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska për të cilën akuzë zhvillohet procedurë e ndarë, Gjykata Penale në prill të këtij viti e ndau procedurën për shkak pushimin mjekësor nga një spital privat, për shkak të shtatzënësisë së rrezikshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Kalo në kategori