Përfundoi dita e dytë e regjistrimit të nxënësve në shkollat e mesme të Maqedonisë (Video)

Sot ishte mundësia e dytë për regjistrim të nxënëseve në vitin e parë të shkollave të mesme në Maqedoni. Nga viti në vit po rritet interesi i nxënësve për t’u regjistruar në shkolla të mesme theksojnë drejtorët. Drejtori i gjimnazit “ Zef Lush Marku, Faruk Zeqiri, thotë se për shkak se në afatin e parë gati gjysma e aplikantëve nuk kanë plotësuar kushtet, ka gjasa që të kërkojnë ulje të kriterit, nga 60 në 55 pikë për regjistrim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Sipas informatave nga komisioni , deri më tani kemi pasur mbi 170 nxënës. Në afatin e parë janë paraqitur 505 nxënës, mirëpo kushtin e plotësuan vetëm 316 nxënës, që do të thotë që kanë ngelur rreth 220 vende të lira për regjistrim. Nuk besoj se këtë afat do të plotësohet numri, do të kemi edhe afat të tretë në gusht , kur besoj se do të arrihet minimumi prej 25 nxënësve për klasë”, u shpreh për TV21, Faruk Zeqiri, drejtor i gjimnazit “Zef Lush Marku”.
Edhe drejtori i shkollës së mesme “Cvetan Dimov”, Besnik Ajeti, th ase do të ketë afat të tretë, meqë as në këtë shkollë nuk është mbushur numri për drejtimet e mjekësore.
Prindërit thonë se nuk duhet t’u imponohet fëmijëve se në çfarë drejtimi duhet fëmijët të regjistrohen.
“Nuk e di, vajza vet ka vendosur dhe nuk kam dashur të ja imponojë unë, vet ka vendosur ajo”, tha Muhamed Ibrahimi, prind.
Sipas informatave nga Ministria e Arsimit, në afatin e parë kanë aplikuar mbi 17 mijë nxënës, ndërsa janë regjistruar mbi 11 mijë prej tyre.
Në afatin e parë të qershorit, gjithsej për regjistrim u paraqitën 17.179 nxënës, nga të cilët:
12 401 nxënës mësimin do ta ndjekin në gjuhën maqedonase;
4 445 mësimin do ta ndjekin në gjuhën shqipe;
235 mësimin do ta ndjekin në gjuhën turke;
98 nxënës – përsëritës të vitit.
Në afatin e parë të qershorit, gjithsej për regjistrim u pranuan 11.205 nxënës, nga të cilët:
8 590 nxënës mësimin do ta ndjekin në gjuhën maqedonase;
2 440 mësimin do ta ndjekin në gjuhën shqipe;
99 mësimin do ta ndjekin në gjuhën turke
76 nxënës – përsëritës të vitit.”
Për afatin e dytë për regjistrim në shkolla të mesme gjithsej kanë qenë 24 mijë vende të lira prej të cilëve 16 mijë për mësim në gjuhë maqedonase, 7 400 për mësim në gjuhë shqipe, 800 për mësim në gjuhë turke, 34 vende për mësim në gjuhë serbe dhe 100 vende për përsëritës të vitit./Telegr
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?