LAJMI I FUNDIT:

Përfundim dramatik i kërkimit 11 ditor të zyrtares së burgut dhe ‘vrasësit’ në Alabama – të cilin ajo e ndihmoi të arratisej

Përfundim dramatik i kërkimit 11 ditor të zyrtares së burgut dhe ‘vrasësit’ në Alabama – të cilin ajo e ndihmoi të arratisej

Kërkimi prej 11 ditësh për të burgosurin e arratisur Casey White dhe oficeren Vicky White ka pasur një fund dramatik.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dyshja u panë në Evansville, Indiana dhe autoritetet u informuan për vendndodhjen e tyre.

Kjo rezultoi në një ndjekje me shpejtësi të lartë që përfundoi me “përplasjen” e makinës së çiftit dhe përfundimin e saj në një fushë.


Siç kanë bërë të ditur autoritetet, Vicky White vdiq të hënën pas një plagë të vetëshkaktuar me armë zjarri.

Casey White tani mbetet në paraburgim nga policia pasi u shtrua në spital për lëndime të lehta.

Bëhet fjalë për një roje femër që kishte nxjerrë vjedhurazi një vrasës të dënuar nga një burg në Alabama para se të iknin me një AR-15 dhe një armë gjahu.

E veja 56-vjeçare thuhet se hapi derën për banditin 38-vjeçar – i cili ende mbante pranga – para se të hipnin në një makinë të zezë dhe të largoheshin me shpejtësi.

Policia kishte zbuluar se të burgosur të tjerë u kishin thënë atyre që Vicky dhe Casey – kishin një ‘marrëdhënie të veçantë’ në burg. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori