Ambasadorët e rinj amerikan në Kosovë dhe Serbi, si dhe mbështetja e theksuar në letrën e sekretarit Blinken pritet t’i japin një dinamikë të re dialogut Kosovë-Serbi.
Njohësit e procesit të dialogut po i kërkojnë institucioneve të vendit të përfitojnë nga qasja e re amerikane për konsolidimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, por edhe fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
Violeta Haxholli nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për KosovaPress, se prapavija e ambasadorëve të emëruar në Kosovë dhe Serbi, tregon rëndësinë që ShBA dëshiron t’i jap arritjes së marrëveshjes finale mes dy shteteve fqinje.
“Tash po shohim vlerësimet për nominimin e ambasadorëve të ri amerikan në Kosovë, qoftë edhe atij në Serbi. Në bazë të prapavijës së këtyre dy figurave, shihet se ata kanë një eksperiencë në proceset negociatore që kanë kaluar Kosova, qoftë në Rambuje apo Vjenë. Prandaj prapavija e tillë na bënë të mendojmë se ndoshta ata janë emëruar që të kenë një rol më të madh në procesin e dialogut të Kosovë-Serbi, por edhe çështje të tjera rajonale që kanë dal në pah. Prandaj, roli i tyre në procesin e dialogut do të jetë më i madh dhe interesimi apo vëmendja e administratës për këto procese do të jetë më e lartë”, tha ajo.
Haxholli shtoi se Kosova është mirë të përfitojë nga përvoja e ambasadorit amerikan në proceset negociatore.
“Ai përmendi që ka pasur bashkëpunim dhe ka njohur ish liderët e Kosovës, siç është ish presidenti Rugova. Ne si shtet mund të përfitojmë nga përvoja e tij në procesin negociator. Besoj se Qeveria e Kosovës sa i përket politikës së jashtme në përgjithësi, por edhe dialogut në veçanti duhet që veprimet e saj t’i koordinoj me ambasadën amerikane këtu dhe përfaqësuesit amerikan, duke ditur rolin e tyre në konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”, u shpreh Haxholli.
Mendim të njëjtë ndanë edhe njohësi i procesit të dialogut, Gazmir Raci, i cili thotë se pas letrës së sekretarit Blinken, roli amerikan do të jetë më i fuqishëm në dialogun Kosovë-Serbi.
“Roli amerikan është i patjetërsueshëm dhe pa zëvendësueshëm, andaj edhe politika jonë e jashtme duhet të shkojë në linjë me politikën e jashtme amerikane. Natyrisht se ambasadorët e rinj si në Prishtinë, ashtu edhe në Beograd janë persona që në të kaluarën e tyre kanë qenë të involvuar direkt në lirinë, pavarësinë dhe shtet ndërtimin e Kosovës. Ekspertiza e tyre është e nevojshme edhe për Shtëpinë e Bardhë, por edhe fuqizimin e marrëdhënieve në të ardhmen”, thotë ai.
Si mesazhe kryesore amerikane këtë fillim vit në Kosovë, Raci thotë se ishin deklaratat se Kosova është në duar të sigurta në mbështetje ndaj lidershipit kosovarë.
“Deklarata e tij se Kosova është në duar të sigurta, për mua është një faktor i rëndësishëm ndaj qasjes së re amerikane ndaj Kosovës dhe lidershipit kosovar që kemi tani në funksion. Roli amerikan po fuqizohen më shumë, është hera e parë që kemi një përfaqësues direkt prej presidentit Biden dhe të administratës së re në Shtëpinë e Bardhë. Shpresoj që kjo qasje e re do të shfrytëzohen në maksimum edhe nga ana e vendit”, shton ai.
Të enjten, sekretari i shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken, i dërgoi letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Mes tjerash aty thuhej se marrëdhënia ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës është e rrënjosur në vlerat e përbashkëta demokratike dhe zotimin për Kosovë sovrane dhe të pavarur.
Ndërsa në fillim të javës në Kosovë erdhi ambasadori i ri, Jeffrey Hovenier. Kurse, në Serbi është emëruar ambasadori Christopher Hill. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ligji për nënat surrogato në Shqipëri, Shehu: I shtyrë nga grupet kriminale, nëse miratohet do të pasohet nga ligji i martesave homoseksuale
Siljanovska fitoi në 60 komuna, Pendarovski në tre, Osmani në 15, Taravari në dy
Sërish s’ka kuorum për marrëveshjet ndërkombëtare, opozita lëshon sallën
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën