Përfshihet nga zjarri vetura e instrumentistit Xhemil Xhini

Instrumentisti i njohur Xhemil Xhini është përfshirë në një incident së fundmi.
Ai ka bërë një postim në rrjete sociale me anë të të cilit tregon se vetura e tij është kapluar nga zjarri dhe siç shihet në bazë të disa pamjeve është djegur tërësisht në pjesën e përparme.
I njëjti ka publikuar fotografitë nga vendi i ngjarjes dhe momentin e ndërhyrjes së zjarrëfikësve.

Përkundër kësaj, instrumentisti shqiptar tregon se është në gjendje të mirë shëndetësore.

“E harrova plloçën e madhe ndez dhe Renoja ime e dashur u pjek përgjithmonë. Unë jam mirë. Gjynah që ia qita 20 euro naftë dy minuta para se të ndodhte. Kujdes kujdes”, ka shkruar ai.
Xhemil Xhini është i pranishëm në tregun muzikor prej shumë vitesh, gjersa vazhdon të jetë pjesë i emisionit “Oxygen” të Besim Dinës. /Telegrafi/


























































