Objekti i një shkolle të vjetër jofunksionale në Ferizaj është përfshirë nga zjarri mëngjesin e kësaj të marte.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ramadan Rexhepi” rreth orës 04:25.


Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai ka bërë të ditur se zjarri është lokalizuar dhe se nuk ka të lënduar.

“Ekipe të policisë, zjarrfikësve kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar dhe përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë mes tjerash ai. /Telegrafi/

335272075 751933032953749 2509108294577847241 n Pamje nga vendi i ngjarjes