Një objekt banimi është përfshirë nga zjarri sot në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në lagjen “Tophane” në Prishtinë.

Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës tha për Telegrafin se nga ky incident nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale.


"Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu  janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit", tha Borovci. /Telegrafi/

278322461 370042155008765 4598518999549715681 n

278494083 495835625567226 599426954632755276 n

278175857 1036598546950038 8497992932790174449 n