LAJMI I FUNDIT:

Përfshihet nga zjarri një lokal në Prishtinë, nuk ka persona të lënduar

Përfshihet nga zjarri një lokal në Prishtinë, nuk ka persona të lënduar
Foto: Ilustrim

Një lokal është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 02:30 në rrugën “Bill Klinton”, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.


Ahmeti tregoi se nuk raportohet për të lënduar.

“Sot rreth orës 02:30, është pranuar informata për një incident zjarri në një lokal në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Me rastin po merren njësitet e stacionit Qendra në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/