LAJMI I FUNDIT:

Përfshihet nga flakët një shtyllë elektrike në Prishtinë (Video)

Përfshihet nga flakët një shtyllë elektrike në Prishtinë (Video)

Një shtyllë elektrike është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në rrugën “Meto Bajraktari” në Prishtinë.

Në pamjet e siguruara nga Telegrafi shihet momenti kur shtylla përfshihet nga flakët.

Banorët e kësaj pjese kanë treguar se ditë më parë ka pasur probleme me rrymë dhe se e kanë lajmëruar rastin mirëpo askush nuk ka ndërmarr asgjë.


Telegrafi ka kontaktuar edhe me policinë mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje./Telegrafi/