LAJMI I FUNDIT:

Përfitimet nga vitamina C, cilat janë format dhe suplementet më të mira?

Përfitimet nga vitamina C, cilat janë format dhe suplementet më të mira?

Vitamina C njihet gjerësisht për benefitet që ofron organizmit. Për shumicën e njerëzve kur përmendet vitamina C mendja u shkon tek përkrahja imunitare që ajo ofron. Kjo është pritshme meqë vitamina C është esenciale për mbështetjen e sistemit mbrojtës të organizmit, por ofron edhe shumë benefite të tjera.

Vitamina C vepron si antioksidant i fuqishëm që e promovon shëndetin kardiovaskular, mbështet formimin e kolagjenit dhe L-karnitinës, sikurse edhe disa nga neurotransmetuesit. Vitamina C gjithashtu është e përfshirë në metabolizmin e proteinave sikurse ndihmon edhe në absorbimin e hekurit, shëndetin e lëkurës, për dobësim etj.

PËRFITIMET NGA VITAMINA C

– Vitamina C si Antioksidant: Vitamina C ofron mbështetje të rëndësishme antioksidative duke ndihmuar kështu në mbrojtje të qelizave nga radikalet e lira dhe stresi oksidativ. Gjithashtu regjeneron antioksidantët tjerë në organizëm.

– Vitamina C për shëndetin e zemrës: studimet sygjerojnë se konsumimi i vitaminës C  ndihmon në shëndetin kardiovaskular, kryesisht për shkak të rrolit të sajë si antioksidant.

– Përfitimet nga Vitamina C për humbje në peshë: Njerëzit me nivele adekuate të Vitaminës C oksidojnë 30% më shumë yndyrna gjatë ushtrimeve të moderuara sesa njerëzit me nivele të ulëta të vitaminës C. Gjithashtu egziston edhe një ndërlidhje mes niveleve të vitaminës C dhe masës trupore. Disa hulumtues besojnë se nivelet e ulëta të vitaminës C mund të ndikojnë në rezistencën e organizmit ndaj humbjës së peshës

– Përfitimet nga Vitamina C për lëkurën: Marrja e sasive të larta të vitaminës C mund të ndërlidhet me efektet kundër plakjes, përfshirë zvogëlimin e paraqitjes së rrudhave dhe zvogëlimin e tharjes së lëkurës. Këto përfitime pjesërisht mund ti atribuohen rolit të vitaminës C në sintezën e shëndetshme të kolagjenit.

– Vitamina C dhe L-Karnitina: L-Karnitina është amino acid që luan rol në prodhimine e energjisë. Organizmi ynë e prodhon në mënyrë të natyrshme, por nivelet e ulëta të Vitaminës C janë të ndërlidhura me prodhimin e ulët të këtij amino acidi të rëndësishëm.

– Vitamina C dhe neurotransmetuesit: Vitamina C është e nevojshmë për organizmin për të kryer reaksionin enzimatik që i sintetizon neurotransmetuesit norepinephrine nga dopamine, dhe nivelet e ulëta të vitaminës C mund të rrisin cenueshmërinë e indeve nga radikalet e lira dhe efektet e dëmeve oksidative.

– Vitamina C dhe metabolizmi i proteinave: Vitamina C luan rol në zbërthimin e proteinave në organizëm.

Cili lloj i vitaminës C është më i miri?

Duke pasur parasysh përfitimet e shumta nga vitamina C, nuk është befasuese që suplementet e vitaminës C janë shumë të popullarizuara. Por nëse keni bërë krahasim mes suplementeve të vitaminës C me siguri keni vënë re se ekzistojnë forma të ndryshme të suplementeve të vitaminës C, dhe ju mund ta pyesni veten se cila formë e vitaminës C është më e mira. Zgjedhja e suplementit më të mirë shpesh varet nga biodisponueshmëria, që do të thotë sa nutrient ju merrni dhe sa nga ta organizmi juaj në fakt e absorbon. Pra cila formë e vitaminës C absorbohet më së miri?

Lloji i vitaminës C i cili përdoret më shumë në suplemente është acidi ascorbic, i cili e ka biodisponueshmërinë e barabartë me vitaminën C të natyrshme që gjendet në ushqime si lëngu i portokallit ose brokoli.

Llojet tjera të vitaminës C përfshijnë:

sodium ascorbate
calcium ascorbate
mineral ascorbates
ascorbic acid me bioflavonoide
kombinime të vitaminës C që përmbajnë forma të ndryshme të kësaj vitamine

Suplementet tona më të mira të vitaminës C

Swanson Vitamin C me Rose Hips
Burim potent i vitaminës C me rose hips e pasur me bioflavonoide të cilat promovojnë apsorbimin e vitaminës C si dhe rrisin efektin si antioksidant. Çdo kapsulë përmbanë vitamin C 1000 mg dhe 15 mg ekstrat të rose hips.

 Swanson Super Stress Vitamin B-Complex with Vitamin C

Kombinim i grupit të vitaminave B me vitamin C për të kompensuar vlerat ushqyese që humbin gjatë situatave nën stress. Paketimi ka 100 kapsula ku një kapsulë përmbanë 500 mg vitamin C dhe doza të larta të grupit të vitaminave B.

Swanson Premium Vitamin C Cream

Një antioksidant i fuqishëm, Vitamina C krem ofron mbrojtje superiore nga shenjat e plakjes, ndërsa luan gjithashtu një rol në formimin e kolagjenit për të mbajtur lëkurën tuaj të fortë dhe të bukur.

Artikull i sponzorizuar