LAJMI I FUNDIT:

​Përfaqësuesi britanik në KiE: Aplikimi i Kosovës nuk duhet të mbahet peng i përparimit të dialogut me Serbinë

​Përfaqësuesi britanik në KiE: Aplikimi i Kosovës nuk duhet të mbahet peng i përparimit të dialogut me Serbinë

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës po diskuton për tensionet e fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Aty, përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar, John Howel, iniciues i debatit, tha se aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk duhet të mbahet peng i përparimit të dialogut me Serbinë.


Ai ka inkurajuar shtetet e tjera që të mbështesin aplikimin e Kosovës.

“Ne duhet të tregojmë se Këshilli i Evropës është i ndarë nga BE-ja dhe ka vlerat e veta, dhe parimet e veta kundër të cilave mund të gjykohet, dhe e mirëpritëm aplikimin si shenjë e përkushtimit të Kosovës për të drejtat e njeriut dhe për vlerat evropiane, dhe Mbretëria e Bashkuar inkurajon të tjerët që të mbështesin aplikacionin dhe mendon se kjo nuk duhet të mbahet peng i përparimit të dialogut Kosovë-Serbi të udhëhequr nga BE-ja, kështu që kjo është një pikë shumë e rëndësishme për t’u theksuar”, ta ai.

Sipas tij, procesi i Kosovës drejt Këshillit të Evropës është ngadalësuar si rezultat i aktiviteteve të disa vendeve.

Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar në Këshillit të Evropës, John Howel

“Kosova duhet të bëjë të gjitha përpjekjet për të vazhduar të përmbushë parimet e Këshillit të Evropës, duke përfshirë harmonizimin e mëtejshëm të legjislacionit të saj me dispozitat e Konventës së Stambollit, zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tokën e Manastirit (të Deçanit) dhe miratimin e një kodi të ri civil në përputhje me kushtetutat e veta, referenca për martesën, por e kuptoj që vendimi për të parë anëtarësimin e Kosovës në këtë Këshill është ngadalësuar sërish si rezultat i aktiviteteve të disa vendeve, dhe kjo për shkak se ka qenë e lidhur me dialogun që po zhvillohet me BE-në për anëtarësim në BE. Mendoj se duhet të largohemi sa më shumë nga ai dialog”, tha Howel.

Ai përmendi edhe raportin e BBC-së për grupin Wanger dhe përpjekjet për të rekrutuar mercenarë në Serbi.

“Thuhej se presidenti serb kishte kundërshtuar përpjekjet e Wagner-it për rekrutim dhe ky ishte një moment kyç për të në vendosjen nëse Serbia do të përballej me Perëndimin, apo nëse do të përballej vazhdimisht me Lindjen, dhe të merrte parasysh Rusinë. Tani, nëse vazhdon të marrë parasysh Rusinë dhe nëse vazhdon të ketë pikëpamje kundër anëtarësimit të Kosovës, duhet të shpjegojë pse ka ndërmarrë veprimet e saj që ka në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Gjatë votimit për 11 rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në mbështetje të integritetit dhe sovranitetit të Ukrainës dhe kundër pushtimit rus të Krimesë, Serbia votoi kundër 10 prej këtyre rezolutave së bashku me Rusinë dhe nuk mori pjesë në njërën prej tyre”, shtoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori