Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka kërkon nga Qeveria një mekanizëm të centralizuar për dialogim publiko-privat përmes të cilit odat ekonomike do të mund të adresonin shqetësimet e ndërmarrjeve të sektorit privat, pasi që sipas tij, qeveritë nuk janë duke i kushtuar rendësi kësaj çështje.
Zeka thekson se misionet diplomatike të Kosovës, kudo që ekzistojnë duhet të avancohen në promovimin e potencialeve për investime dhe eksporte të Kosovës.
Ai ndër të tjera flet edhe për rritjen e çmimeve, për çka thotë se deri në tremujorin e fundit të këtij viti do të ketë stabilizim të çmimeve.
“Sa i përket inflacionit dhe kostos së jetesës në përgjithësi duket se nuk ka pasur ende një përmirësim përgjatë këtij viti. Ndryshim të vetëm ka pasur tek çmimi i karburanteve, si çmimi i produkteve të energjisë në përgjithësi. Ajo që presim është se deri nga pjesa e tremujorit të fundit të këtij viti të fillojë të ketë një stabilizim të çmimeve të produkteve anë e mbanë botës. Ky është edhe një parashikim i institucioneve financiare ndërkombëtare që deri në fillim të vitit 2024 do të kemi stabilizim të inflacionit ose ulje të inflacionit, i cili ka shënuar rritje të jashtëzakonshme në këto tre vite, nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, por edhe nisjes së luftës në Ukrainë”, thekson Zeka.
I pari i OEK-ut thotë se Qeveria e Kosovës duhet t’i jap rëndësi më të madhe dialogut publiko-privat.
“Uroj po ashtu që gjatë këtij vit, qeveria t’i kushtojë rendësi më të madhe dialogut publiko-privat, kjo nuk është që është parë si shembull i mirë përgjatë dy viteve të fundit dhe ka nevojë që të shohim një përmirësim shumë më të madh në aspektin e dialogimit me të gjithë hisedarët e rëndësishëm. Natyrisht që Qeveria e ka përgjegjësinë më të madhe për drejtimin e vendit, por në demokraci të avancuara roli i hisedarëve jo politik, odave ekonomike, sindikatave e të gjithë të tjerëve është po aq i rëndësishëm, ashtu siç është edhe i profesorëve universitar ose i akademisë në përgjithësi”, thotë ai për KP.
Zeka shprehet se edhe palët tjera duhet të bëjnë më shumë punë në promovimin e mundësive për investime në vend.
“Përtej kësaj besoj se duhet të gjithë t’i bashkojmë forcat, natyrisht qeveria, duke i prirë këtij procesi, por edhe palët e tjera në promovimin e mundësive për investimin në vend, oferta e vendit për investitorët e huaj nuk është se është promovuar në mënyrën më të mirë të mundshme, as në këto dy vite të kësaj qeverisje por as në të kaluarën. Besoj se këtu duhet të kemi një ndryshim radikal dhe promovim më të madh edhe të mundësive për tërheqjen e investimeve por edhe të promovimit të eksporteve, dhe këtu e shohim një rol më të fuqishëm të diplomacisë ekonomike të vendit. Misionet diplomatike të Kosovës, kudo që ekzistojnë duhet të avancohen për promovim të interesave komerciale të vendit dhe promovim të eksporteve të mundshme por edhe lidhje ose vendosje të kontakteve ndërmjet bizneseve të vendeve ku ata shërbejnë me bizneset kosovare”, thotë mes tjerash Zeka.
Pavarësisht se ka një lëvizje të reformës ligjore, ai thekson se Kuvendi duhet ta shqyrtojë më shpejtë dhe t’i jep dritën e gjelbër këtij projektligji, i cili siç thotë do të ishte i rëndësishëm për nxitjen dhe lehtësimin edhe të investimeve të jashtme, por edhe të investimeve të brendshme.
“Presim që Qeveria e Kosovës të fokusohet në avancimin e mëtejmë të reformës ligjore që do të ndikonte në përmirësimin e mëtejmë të mjedisit e të bërit biznes e që do ta bënte vendin më atraktive edhe për investitorët e jashtëm që është synim i yni i kamotshëm, por natyrisht edhe për nxitjen e investimeve të brendshme. Duket se këtu ka një lëvizje, qeveria tashmë ka miratuar projektligjin për investimet e qëndrueshme që do të zëvendësojë tërë kornizën ekzistuese ligjore, edhe për investimet e huaja por edhe për investimet strategjike, duket se është një ligj shumë më i avancuar. Uroj që Kuvendi i Republikës së Kosovës ta shqyrtojë në periudhë më të shpejtë dhe t’i jep dritën e gjelbër këtij projektligji i cili do të ishte i rëndësishëm për nxitjen dhe lehtësimin edhe të investimeve të jashtme, por edhe të investimeve të brendshme”, përfundon ai. /Telegrafi/
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Filipova nga Global Analytics: Kina po tenton ta shtrijë ndikimin ekonomik në Ballkan

Udhëtoni me çmime ekonomike prej katër vendeve evropiane drejt Kosovës

Ekskluzive: Birra Peja Zero e vetmja e llojit të saj e importuar nga dy marketet më të mëdha në Turqi, Migros dhe Carrefour

Pse Gjermania ka hyrë në recesion?

Gjermania publikon listën e pagave bruto për 50 profesione

Disa benefite rreth Slim Fit që duhet t’i dinë entuziastët e fitnesit dhe atletët

Dien Shirt Company

American School of Kosova

Procurri

Procurri

Scopic Software

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Shitet banesë moderne me 116.4m² në Prishtinën e Re ID-193

Jetesa luksoze në Prishtinën e Re – Banesa juaj e ëndrrave në Kompleksin Dora ID – 192

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje

Komoditeti dhe stili bëhen një falë këtyre pantallonave nga brendi Marrakech

Hyni në fushë me stil, besim dhe performancë të pandalshme me atletet Adidas
Më të lexuarat

Trajneri i Borussia Dortmund, Terzic, ka dhënë një nga intervistat më të trishta në histori të Bundesligës, pasi humbi titullin kampion

Joseph: Problemet në veri të Kosovës i zgjidhin katër shtete të NATO-s

Kurti thyen heshtjen pas tensioneve në veri: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

Zvicër, vritet nga bashkëshorti 37-vjeçarja nga Kosova

Kongresmeni Torres: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht Kosovën

Uzuni me golin e tij ngjit Granadën në La Liga dhe mbyll sezonin si golashënuesi më i mirë i kampionatit