LAJMI I FUNDIT:

Perez: Do të doja ta kisha Messin te Reali

Perez: Do të doja ta kisha Messin te Reali

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, në vazhdën e spekulimeve për një largim të Cristiano Ronaldos ka potencuar dëshirën e tij për të pasur Lionel Messin në ekip dhe shprehu pendimin e tij pse nuk arriti të transferonte argjentinasin më herët.

Argjentinasi ka qenë te Barcelona nga mosha 13 vjeçare, duke fituar tetë trofe të La Ligas, katër Liga të Kampionëve dhe pesë Topa të Artë në Camp Nou.

Perez ka pranuar se do të ishte ëndërr ta transferonte sulmuesin e rivalit të përbetuar, por se ëndrrat për të mbetën vetëm të tilla për shkak të faktit se Barcelona e transferoi atë në moshë të re.


Lajmet e fundit rreth Real Madridit
Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Real Madridit

“Natyrisht se ne do të dëshironim ta kishim atë te Real Madridi”.

“Por, ai ishte te Barcelona në ekip të të rinjve, kështu që nuk ka mundur të ndodhë”, u shprhe presidenti i klubit mbretëror.

Messi ka 507 gola në 583 paraqitje për Barcelonën, përderisa ka realizuar 58 gola në 118 paraqitje për Argjentinën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Liga e Parë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Kalo në kategori