Përdoruesit e rrjeteve sociale tallen me udhëheqësin çeçen Ramzan Kadyrov, pas publikimit të një ‘videoje propaganduese’ për të

Ramzan Kadyrov, lideri i Çeçenisë, është tallur pasi ai publikoi një video që tregonte atë duke vrapuar në lëvizje të ngadaltë - me një mitraloz të rëndë - teksa në prapavijë dëgjohet muzikë me zë të lartë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, lideri famëkeq i Çeçenisë është përballur me tallje në mediat sociale, veçanërisht në mesin e ukrainasve.
Në atë që duket të jetë një video e çuditshme promovuese, ai u pa duke vrapuar me shpejtësi të plotë nëpër terren, ndërsa një flotë SUV-sh lëviznin pas tij.
Një përdorues në Twitter pyeti nëse ai po këshillohej nga Steven Seagal pasi pamjet i ngjanin një filmi aksion të viteve 1980 me muzikën e tij të lartë në sfond. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































