LAJMI I FUNDIT:

Përdorni tableta kontracepcioni? Ja çfarë ndodh kur pushoni t’i pini

Përdorni tableta kontracepcioni? Ja çfarë ndodh kur pushoni t’i pini

Me siguri e dini se çka mund të prisni kur pushoni të pini tableta kundër shtatzënisë, epo a e dini se çfarë ndodh me trupin tuaj kur pushoni t’i pini? E dimë që ju intereson, prandaj po ju japim përgjigje…

Ndoshta nga nxitimi, një mëngjes mund të harroni të pini kontraceptivët. Apo ndoshta mendoni se ka ardhur koha për të ngjizur një fëmijë. Pavarësisht nga arsyet, pothuajse çdo grua që merr pilula për parandalimin e shtatzënisë, i ndërpret ato në një moment.


Por kjo është pak e frikshme, duke u bazuar në atë që ndodh me trupin tuaj nga ky proces.

Pilulat kontraceptive shërbejnë për të parandaluar shtatzëninë duke parandaluar ovulacionin. Shumica e tabletave përmbajnë forma sintetike të dy hormoneve femërore, estrogjen dhe progestin. Këto hormone sintetike stabilizojnë hormonet natyrore dhe parandalojnë ovulacionin, transmeton Telegrafi.

Nëse harroni të pini 1 pilulë: Merreni atë sa më shpejt që ju kujtohet, ose merrni dy tableta të nesërmen në të njëjtën orë. Shansi për të mbetur shtatzënë është me të vërtetë i pamundur në qoftë se i merrni përsëri pilulat ditën tjetër.

Nëse harroni të merrni 2 pilula: dyfishoni dozën ditën e nesërme. Megjithatë, mundësia e shtatzënisë është shumë e vështirë.

birth-control-for-acne

Tre ose më shumë pilula: këtu situata komplikohet. Në këtë pikë, niveli juaj i hormoneve është ndërprerë, gjë e cila ul efektivitetin e pilulës. Nëse keni pasur marrëdhënie seksuale gjatë kësaj kohe, rekomandohet marrja e kontracepsionit të urgjencës (Plan B). Pastaj filloni një cikël të ri. Bëni pushim rreth një javë, duke përdorur një formë rezerve të kontracepsionit, si kondomët, përgjatë kësaj jave.

Nëse vendosni t’i ndërprisni pilulat: shpesh gratë i marrin pilulat për shumë arsye të dobishme, për cikle më të rregullta, për më pak dhimbje, për të rregulluar problemet me lëkurën. Pilulat mund të përdoren për trajtimin e sindromës policistike të vezoreve (SPV).

Kur ndaloni përdorimin e tyre, do të përjetoni të njëjtat probleme që keni pasur më parë (cikël të parregullt ose të dhimbshëm, dhimbje koke, dhimbje gjoksi).

Disa gra përjetojnë atë që quhet post-Pilula amenorrhea. Që do të thotë se ju nuk mund të merrni pilula, në një periudhë për dy deri në tre muaj pas ndalimit të marrjes së një cikli pilulash, pasi trupi fillon të përshtatet për prodhimin normal të hormoneve. Gjithashtu, mund të jeni në gjendje të ndjeheni gati për ovulacion.

Rreth 20 për qind e femrave mund të ndiejnë dhimbje ose siklet në fundin e barkut, pasi vezoret janë të gatshme për lirimin e vezës.

Një tjetër shenjë e ovulacionit: rritje e sasisë së mukusit cervikal (lëngut që duket si e bardhë veze). /Telegrafi/