LAJMI I FUNDIT:

Përdorimi i telefonave gjatë vozitjes, konsiderohet ndër shkaktarët kryesor të aksidenteve

Përdorimi i telefonave gjatë vozitjes, konsiderohet ndër shkaktarët kryesor të aksidenteve

Shkaktar kryesor i aksidenteve të shpeshta në trafik po konsiderohet mungesa e kulturës në komunikacion, sidomos përdorimi i telefonit.

Vetë ngasësit e veturave pranojnë se përdorimi i telefonave është ndër shkaktarët kryesorë të aksidenteve.


“Është kaos në komunikacion. Por unë mendoj se shkaktar i aksidenteve në rrugë të  gjata është sidomos përdorimi i telefonave. Së paku unë kam atë përshtypje”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Shqipe Shala.

“Trafiku në Kosovë është në kaos. Mosrespektimi i shenjave dhe rregullave të komunikacionit mendoj se janë ndër faktorët që dërgojnë në aksidente”, deklaroi Fadil Gashi.

Eksperti i komunikacionit Bekim Ahmeti thotë se faj për aksidentet e shumta pos vozitësve ka edhe policia, përcjell Telegrafi.

“Policia ka vendosur masa të dobëta preventive. Policia reagon vetëm kur ka aksidente të mëdha. Policia nuk reagon në mënyrë konstante. Edhe mungesa e radarëve në komunikacion është domethënëse për këto aksidente”, deklaroi Bekim Ahmeti.

Në bazë të dhënave të policisë nga fillimi i këtij viti, kanë ndodhur 7645 aksidente trafiku, ndërsa nga këto aksidente kanë humbur jetën 42 persona.

Ndërsa vetëm gjatë 24 orëve të kaluara në Kosovë kanë ndodhur 26 aksidente trafiku ku pesë persona kanë humbur jetën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori