Përdori numrat nga horoskopi i saj për të luajtur lotari dhe ata i sollën fat - fitoi një çmim të madh

Një grua nga Maryland përdori një sërë numrash nga horoskopi i saj për të fituar një çmim lotarie prej 42 mijë eurosh.
Banorja e Laurel tha se horoskopi i saj i dha numrat me fat 25569, të cilët vendosi t'i përdorte për të luajtur lotari.
"Pata një parandjenjë dhe e ndoqa", tha ajo.
Dhe bileta që bleu doli të ishte një fituese prej 42 mijë eurosh.
Gruaja tha se ka plane për fitimet e saj dhe nuk ka ndërmend të ndalojë së luajturi lotari. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/06/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































