Naim Bunjaku - Xuxi e ka këshilluar Xheneta Fetahun të ketë kujdes kur flet.

Ai i tha asaj që e ka dëgjuar tek e përdor fjalën ‘zajabat’, e cila është në gjuhën serbe.


Xuxi tha se kjo fjalë nëse përkthehet në shqip është shumë e ulët, andaj, i bëri thirrje mos ta përdor më.

Screenshot 16 35 Foto: Screenshot/YouTube

Të njëjtit kanë pasur probleme të vazhdueshme gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother.

Ata nuk janë pajtuar në shumë gjëra, derisa debati i tyre ka agravuar edhe në fjalë të rënda.

Xuxi së fundmi u përfshi në një sherr me Mevlanin nga një gjë që nisi Xheneta.

Pritet të shihet nëse do të ketë një vendim nga ‘Vëllai i Madh’ në lidhje me këtë. /Telegrafi/