Përditësohet ranglista botërore e CS:GO – FaZe vazhdon të qëndroj në vendin e parë

Pas përditësimit të fundit nga HLTV, FaZe vazhdon të qëndroj në vendin e parë të ranglistës botërore të CS:GO, e ndjekur nga ekipi ukrainas Na’Vi të cilët mbajnë vendin e dytë.
Edhe pas ndryshimit të fundit nga HLTV, nuk ka pasur ndryshime në katër vendet të para të ranglistës botërore të CS:GO.
FaZe vazhdon të mbetet ekipi numër një në botë, e ndjekur përsëri nga ekipi i Na’Vi të cilët mbajnë vendin e dytë.
Përmirësime ka pasur ekipi brazilian FURIA të cilët kanë treguar formë fantastike në turneun ESL Pro League, dhe tani renditen në vendin e shtatë.
Gjithashtu ekipi turk Eternal Fire ka arritur që të renditet 11 vende më poshtë se herën e fundit.
Ndërsa ekipi shqiptar Bad News Eagles edhe pse të gjitha ndeshjet e fundit ka dalë fitues, renditet në vendin e 31 –të.
Më poshtë e gjeni listën me 20 skuadrat më të mira të CS:GO për momentin:1.FaZe 2.Na’Vi 3.Liquid 4.Astralis 5.MOUZ 6.G2 7.FURIA 8.Cloud9 9.NiP 10.Vitality 11.Movista Riders 12.Heroic 13.OG 14.Spirit 15.BIG 16.Outsiders 17.ENCE 18.Eternal Fire 19.Complexity 20.Imperial
/Telegrafi/



















































