LAJMI I FUNDIT:

Përçahet Alternativa, Kusari: Ilir Deda votoi buxhetin dhe Ekipin negociator pa mbështetje nga partia (Video)

Përçahet Alternativa, Kusari: Ilir Deda votoi buxhetin dhe Ekipin negociator pa mbështetje nga partia (Video)

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se partia e saj nuk e ka mbështetur votimin e buxhetit e as Ekipin negociator në Kuvendin e Kosovës.

Kusari-Lila, në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se votimi i Ilir Dedës pro buxhetit dhe Ekipit negociator ka qenë kundër qëndrimit të partisë.

“Iliri ka vendos për votën e tij. Në këtë rast nuk ka qenë mbështetje e subjektit politik. Mendimi i tij ka qenë se duhet mbështetet buxheti dhe Ekipi negociator”, tha ajo, përcjell Telegrafi.


Deputetja e Kuvendit të Kosovës ka thënë më tej se në bazë të informacioneve që ka marrë në Kuvend, vota e Ilir Dedës ka qenë vendimtare për të kaluar Ekipi negociator.

“Nuk e di si ka shkuar situata, pasi sot kam marrë informata se vota e Ilirit për delegacionin ka qenë determinuese pasi që ka kaluar me 61 vota. Nëse ai është shprehur “pro” ky nuk është qëndrim i Alternativës.  E them me përgjegjësi të plotë se organet vendimmarrëse të Alternativës nuk e mbështesin këtë formë të dialogut”.

Kusari-Lila ka thënë se çështja e votimit të Ilir Dedës ende nuk është shqyrtuar në organet e partisë.

“Argumentimi i tij në këtë rast është se ai ka të drejtë. Por mendoj se në strukturën politike të subjektit është nuk është shqyrtuar kjo çështje”, tha ndër të tjera Mimoza Kusari-Lila./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori