Nisma “Një Brez, një Rrugë”, e nisur nga presidenti kinez Xi Jingping në vitin 2013, synon të lidhë dy të tretat e popullsisë së botës në 70 vende të ndryshme, nëpërmjet një rrjeti rrugësh në tokë dhe në det.
Zyrtarët qeveritar flasin për investime largpamëse me vlerë trilionë dollarë, me fonde të krijuara nga bankat, nga vendet pjesëmarrëse dhe nga qeveria e Kinës, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Kritikët thonë që projekti krijon një barrë të rëndë për vendet e varfra që kanë me miliarda dollarë borxhe ndaj Kinës dhe e shohin si një pjesë e politikës së jashtme kineze.
Megjithatë, shenjat e ndërtimit të “Një Brez, një Rrugë”, mund të shihen në Kinë e përtej, ku një numër i madh makinerish është duke ndërtuar hekurudha me shpejtësi mbresëlënëse.
Si ndërtohen aq shpejt hekurudhat për trena me shpejtësi të lartë, kur një pjesë e mirë e tyre është duhet të kalojnë me ura përmbi lugina e kanione?
Për këtë shërben makineria që ndërton ura, “SLJ900/32”, ndryshe i quajtur “Përbindëshi i Hekurt”.
“SJL900/32” është e aftë të bëjë punët e disa makinerive njëherësh, që nga transportimi, ngritja me vinç dhe vendosja e pjesëve në hekurudhë, duke i bashkuar kolonat me blloqe të mëdhenj guri.
Më përpara, makineri të tilla do të ishin importuar nga jashtë vendit, por Kina ka nisur t”i ndërtojë vetë makineritë që hapin tunele.
Rezultati është kjo makineri 15.3 metra e gjatë, e ndërtuar nga Grupi i Kompanive Kineze për Pajisje Inxhinierie të Hekurudhave, e zhvilluar me ndihmën e inxhinierëve gjermanë dhe e bërë publike në vitin 2018.
Makineria me peshë 4 mijë ton ka 100 metra infrastrukturë nga pas, që i mundëson punëtorët të ndërtojnë muret e tunelit ndërkohë që makineria thërrmon përpara, centimetër pas centimetri, me goditjet hidraulike.
Ndërkohë që themelet e nismës “Një Brez, Një Rrugë” janë shtruar nëpër të gjithë territorin e Kinës, projektet infrastrukturore kanë përparuar me mijëra kilometra, përcjell Telegrafi.
Hekurudha Mombasa-Nairobi në Kenia mori vëmendje ndërkombëtare kur u realizua në maj të vitit 2017, sepse u ndërtua 18 muaj përpara planit.
Makineria transporton pjesë hekurudhe të ndërtuara në fabrikë paraprakisht. Pasi e vendos pjesën e shinës, makineria ecën mbi po atë pjesë për të vazhduar me pjesën tjetër.
Falë një huaje nga banka “Exim” e Kinës, prej 1.5 miliardë dollarësh, ka nisur puna për ta vazhduar hekurudhën më tej, në perëndim, drejt Kisumut. Hekurudha do të lidhë Ugandën, Ruandën, Sudanin e Jugut dhe Etiopinë.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, shumë shpejt Kenia do ta gjejë veten në zemër të një rrjeti hekurudhor të Afrikës Lindore, të financuar nga Kina. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2
Sa fiton në një sekondë Musk: Vetëm te Tesla shuma është magjepsëse

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri