Ndërsa izoloheni në shtëpi për të parandaluar përhapjen e Coronavirus, ju mund të përpiqeni të zvogëloni sasinë e gjërave që blini, përfshirë produktet për kujdesin ndaj lëkurës.

Për shkak të rrethanave, maskat e bëra në kushte shtëpie po bëhen gjithnjë e më të nevojshme, transmeton Telegrafi.


Por, kujdes këto produkte është më mirë të mos i bëni pjesë të maskave:Vezë e papjekur

Vezët mund të përdoren në disa produkte të bukurisë, por aplikimi i tyre drejtpërdrejt në lëkurë mund të ketë disa pasoja, nëse nuk jeni të kujdesshëm. "Veza e papjekur mund të ju jap një infeksion bakterial të quajtur salmonelë," shpjegon Gohara, dermatologe. Studimet i klasifikojnë infeksionet e lëkurës me salmonelë si të rralla, por nëse i kërkoni ato në internet, nuk do dëshironi të rrezikoni.

1 163

Uthull

Disa njerëz përdorin tonera të bazuar në uthull, falë aciditetit të përbërësit dhe vetive që rregullojnë pH, por nuk është përfundimisht një hile e aprovuar nga dermatologu në asnjë mënyrë. "Unë do të qëndroja larg uthullës, pavarësisht nga përfitimet", thotë Shamban. "Erë është e tmerrshme për lëkurën dhe është shumë e qëndrueshme".

download 19

Erëza

Gohara paralajmëron që shafran i Indisë mund të njollosë lëkurën, megjithatë, kjo nuk e bën atë të jetë një jo absolute. Kanella, nga ana tjetër, duhet të shmanget plotësisht dhe shumë erëza të tjera është më mirë mos t’i përdorni.

images 7

/Telegrafi/