LAJMI I FUNDIT:

Përballje e çmendur në UFC, Gaethje rrah keq Fergusonin dhe fiton titullin e përkohshëm – ka një mesazh edhe për Khabib Nurmagomedov

Përballje e çmendur në UFC, Gaethje rrah keq Fergusonin dhe fiton titullin e përkohshëm – ka një mesazh edhe për Khabib Nurmagomedov
Justin Gaethje - Tony Ferguson . (Photo by Douglas P. DeFelice/Getty Images)

Justin Gaethje ka arritur ta mposhtë Tony Fergusonin pas pesë raundeve të luftuara shumë.

UFC 249 është mbajtur në Veterans Memorial Arena të Floridas, ku janë zhvilluar disa meçe mjaftë interesante, teksa më i miri ishte padyshim ai mes Gaethje dhe Ferguson.

31-vjeçari amerikan ka qenë në formë të lartë, teksa pas pesë raundeve ka arritur ta fitojë meçin.


Gaethje me këtë fitore ka marrë titullin e përkohshëm të peshave të lehta në UFC.

Për amerikanin kjo ishte fitorja e 22-të në karrierë, teksa ka pësuar deri më tani vetëm dy disfata.

Në anën tjetër për Tony Ferguson i cili shihej favorit para përballjes, ishte humbja e katërt në karrierë kundër 25 fitoreve që ka arritur.

Gaethje ka thënë se preferon titullin e padiskutueshëm dhe atë mund ta marrë vetëm nëse e mposhtë Khabib Nurmagomedovin.

Amerikani nuk ka frikë nga Khabib dhe këtë e ka thënë menjëherë në intervistën pas triumfit ndaj Ferguson.

“Ju keni vetëm një jetë dhe unë jam duke e jetuar atë si një i çmendur, jam duke e shijuar dhe është e mrekullueshme”.

“Unë mezi pres sfidën ndaj Khabib, të fitoj ose të humbas, nuk mendoj shumë pasi unë do të jap 100% nga vetja”, tha Gaethje pas meçit.

Meçi mes Gaethje dhe Nurmagomedov mund të zhvillohet brenda këtij viti, varësisht se si shkon situata me pandeminë Covid-19. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/CAATeutnCaM/?igshid=1d4h4hsiityv7

Në trend Sport

Më shumë
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori