Pritjet para ambasadës së Kroacisë dhe Gjermanisë vazhdojnë. RTV Dukagjini ka siguruar raporte për numrin e vizave që janë lëshuar gjatë vitit 2018. Vetëm nga Gjermania dhe Sllovenia, janë 60 mijë viza të lëshuara për kosovarët. Ndërsa në tre muajt e parë të vitit 2019, vetëm për në Kroaci janë dhënë 1,700 viza. Sigurisht që në pritje janë edhe mijëra qytetarë.
Pritjet e gjata për të marrë një vizë kroate e gjermane nuk kanë të ndalur. Blerim Temaj ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka sjellë djalin e tij për të marrë vizën kroate, mirëpo pyetja e tij e vazhdueshme është: “Pse luftova unë”?
“Turp është për Parlamentin e Kosovës të shohë gjithë këtë rini këtu, duke pritur viza për t’u larguar. Për çka luftuam ne? Për çka u munduam ne? Asgjë hiç. Për vete kanë mjaft, kanë zënë karriget aty në Parlament, i kanë sigurua familjet e veta, tezakët, dajat, nipër, mbesa, e për neve nuk ka…Unë si prind kam luftuar në borë e shi për këtë ditë, e më keq nuk ka. E kam rritë djalin derisa mu bë 20 vjeç, e tash ai ta lëshoj Kosovën, për çfarë jam munduar unë?!”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Blerim Temaj.
I zhgënjyer dhe duke pritur për një vizë kroate është edhe Haxhi Qela. Ai është duke provuar në çdo mënyrë për tu larguar nga Kosova.
“Jam duke pritur për një vizë turistike, pasi drejtpërdrejtë nuk po mundem të shkojë në Gjermani. Po e lëshoj vendi për shkak të papunësisë. Gjërat nuk kanë shkuar siç e kemi paramenduar. Po na imponojnë largimin. Nëse mundem të bëj një vizë pune nuk do të kthehem kurrë më në Kosovë”, deklaroi Haxhi Qela, përcjell Telegrafi.
Situatë e njëjtë është edhe para ambasadës së Gjermanisë, madje as koha me shi nuk i ndalë të presin me orë të tëra për një vizë gjermane. Kushtet e rënda po i detyrojnë të ikin ndërkaq shtuan se nuk mendojnë të kthehen më në Kosovë.
“Papunësi e madhe. I kam tre fëmijë. Po largohem për një të ardhme”, shprehet Artan Beqaj.
“Jam duke pritur për vizë të djalit. Këta të rinjtë po dalin të gjejnë një jetë më të mirë për të ardhmen”, shprehet Maliq Zymeri.
“Po mendojmë të dalim jashtë për jetë më të mirë. Punojmë në ndërtim, herë ka e herë nuk ka punë”, thotë Sylë Avori.
RTV Dukagjini, së fundmi ka kontaktuar ambasadën e Kroacisë, Gjermanisë e Sllovenisë, për të kuptuar sa viza janë lëshuar gjatë vitit 2018 si dhe në periudhën e fundit.
Sipas raportit të Ambasadës së Kroacisë në Kosovë, në tre muajt e parë të këtij viti janë lëshuar 1,709 viza, ndërkaq 200 qytetarë janë duke pritur për vizë në këtë ambasadë, gjithashtu, është thënë se edhe për 50 mijë leje të punës ka kapacitet ky shtet. Mirëpo nuk kanë dhënë statistika për vitin 2018.
E në ambasadën e Gjermanisë, janë dhënë gjatë vitit të kaluar 38 mijë viza, ndërsa 13 mijë për qëndrim afatgjatë. Numrin e madh të atyre që presin për një termin në ambasadën gjermane e tregon fakti se pritjet për këtë zgjasin rreth një vit e gjysmë.
Një numër të madh të vizave për kosovarët, ka lëshuar edhe shteti i Sllovenisë. Afro 22 mijë viza janë lëshuar nga Ambasada e Sllovenisë në Kosovë për vitin që lamë pas, duke bërë që Kosova me këtë rast të radhitet e treta sa i përket lejeve të përhershme të lëshuara, pas Bosnjës dhe Serbisë.
Ndërkaq as nga këta të fundit nuk janë dhënë shifra për këtë vit, pasi që publikohen vetëm raporte vjetore./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: Ligji për “branitellat” nuk kalon pa përfshirjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës